Kryefaqja Aktualitet Dr. Mira Xhixha: Ja pse personat alergjik, janë më të mbrojtur nga...

Dr. Mira Xhixha: Ja pse personat alergjik, janë më të mbrojtur nga Covid-19

0
Shpërndaje

Bisedoi: Desara Çela

Me ardhjen e pranverës edhe alergjitë e stinës bëhen më të dukshme tek njerëzit. Këto alergji fillojnë kur vjen muaji mars-qershor. Alergjia nga poleni i luleve vërehet shumë në këto muaj. Alergjia nëse kapet në faza të hershme dhe kurohet nuk kthehet në sëmundje kronike. Tashmë për shkak të simptomave në dukje të ngjashme me të virusit COVID-19 ka bërë që shumë persona të ndihen konfuzë. Sezoni polinik i thënë ndryshe, përfaqësohet nga dy lloje alergjish. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Online” mjekja mjeke alergologe Dr. Mira Xhixha tregon më shumë për këto alergji stinore

Doktoresha, cilat janë alergjitë më të shpeshta në stinën e pranverës?

Zyrtarisht jemi në pranverë e cila ka filluar nga gjysma e muajit mars. Një muaj që cilësohet me sëmundshmëri ndaj alergjive nga polenet. Kryesisht janë polenet që vijnë nga bari jeshil, graminacet të cilat janë më mijëra specie që marrin pjesë në këtë familje botanike dhe që ndodhen në ajër e kudo. Ndodhen në vendin tonë dhe në vendet rreth nesh, në vendet e regjionit mesdhetar janë me shumicë dhe janë shkaktarë të fortë të sëmundjeve alergjike në periudhën e pranverës, që është sezoni më i madh polinik në muajt mars, prill, maj, qershor.

Ky sezon polinik përfaqësohet nga sëmundje të tilla, si:

  • Rinit alergjik (rrufë alergjike)
  • Astma bronkiale

Cila moshë është më e prekur?

Kjo karakterizohet nga njerëz të cilët janë aktiv. Mosha fillon 20-40 vjeç. Janë kontigjent për tu prekur ato të cilët janë në punë, kanë jetë aktive jashtë shtëpisë dhe shfaqin shenjat direkt pasi të dalin nga shtëpia dhe bien në kontakt me alergenin apo me polenin që është në ajër.

Cilat janë disa nga simptomat që kanë?

Simptomat që kanë janë:

  • Kollë
  • Teshtima
  • Kullim hundësh
  • Bllokim të hundëve, kruarje të hundës
  • Sekrecione të ujshme nga hundët
  • Lotim sysh
  • Kruarje sysh, ndjenjën sikur kanë rërë në sy
  • Skuqje të sklerave të syrit
  • Enjtje të qepallave të syve
  • Gërvishtje në grykë, kruarje

Të gjitha këto janë shenja që etiketojnë renitin apo rrufën alergjike. Janë shumë të shprehura në rastin e alergjive me polene ndaj alergjive të tjera. Janë shumë të dukshme sepse këto njerëz sapo dalin nga shtëpia direkt kanë tështima, kanë sytë e skuqur, bllokim hundësh.

A është maska një mjet mbrojtës për këto persona që vuajnë nga alergjitë e stinës?

Po! Maska është një mjet i dobishëm pengues për ekspozimin ndaj poleneve, ndohta jo 100% por ka kufizime mbrojtjeje. Mbajtja e maskës ka bërë që të kenë shqetësime më të lehta se para dy vitesh që nuk kemi patur maskë.

A mund ta quajmë alergjinë sëmundje?

Kur fillojnë fillimisht nuk është e mirë ti quajmë sëmundje sepse nëse ne alergjinë e diagnostikojmë dhe e trajtojmë shpejt nuk kthehet në sëmundje (sëmundje është një kuptim më i gjerë i fjalës). Nëse e mjekojmë si duhet dhe e ndjekim alergjia edhe ikën.  Nëse alergjia nuk diagnostikohet ose nuk mjekohet mirë shqetësimi kthehet në sëmundje kronike, e vendosur aty dhe gjithmonë do e ndjekë pacientin.

A ndikon negativisht stresi tek alergjitë?

Stresi është “flamuri” i alergjive dhe shkojnë të dy dorë për dore. Stresi mund të shfaqë një alergji të caktuar, mund ta rëndojë një alergji të caktuar dhe mund ta lë gjithmonë të pa trajtueshme një alergji të caktuar. Gjithashtu, diagnoza e alergjisë kur vendoset tek një inivid që mbart stres dhe ka shumë ankth kalohet me shumë vështirësi.

A kemi shtim rastesh apo paksim të personave alergjik?

Në çdo vend të botës sëmundjet alergjike kanë një trend në rritje të sëmundshmërisë sidomos tek gjeneratat e reja. Kjo vjen si pasojë e ndikimit të shumë faktorëve që janë në ambient dhe në natyrë. Çdo vit që vjen ne ballafaqohemi me rritje të sëmundjeve alergjike.

Nëse do krahasojmë këtë vit me një vit më pare, ku ishim në karantinë mars, prill dhe gjysma e majit gjendja e alergjikëve ka qenë më e qetë sepse njerëzit qëndruan në shtëpi.

Në shtimin e rasteve ulet mosha e prekur apo është e njëjtë?

Tek sëmundje alergjike shikohet tendenca jo për t’u rritur mosha që përmendëm por është në uljen e saj, pra për t’u shfaqur në një moshë më të re. Nëse alergjitë nga polenet i gjenim gjithmonë mbi moshën 5 vjeç tashmë mund ta hasim edhe në moshën mbi 3 vjeç.

Alergjitë janë të trashëguara apo të fituara?

Në sëmundjet tona alergjike ka dy faktorë që mund të shfaqet apo ti vendoset një personi të caktuar.

1-Predispozita gjenetike, pra kemi një tendencë gjenetike familjare për të bërë alergji

2-Faktorët e mjedisit

Është shumë e rëndësishme predispozita gjenetike por, nuk mund ta themi fjalën e trashëguar. Mund të kemi një predispozitë për të bërë sëmundje alergjike nesë të dy prindërit janë alergjik, nëse është njëri nga prindërit predispozita është më e ulët, dhe nëse është dikush nga anëtarët e tjerë është akoma më pak kjo predispozitë.

Edhe faktorët e mjedisit kanë të njejtën peshë dhe të njejtën rëndësi. Kohët e fundit po e gjejmë alergjinë tek personat të cilët nuk kanë histori familjare me alergji, kjo tregon që anojnë nga faktorët e mjedisit të cilët janë të shumtë dhe shumë favorizues për zhvillimin e kësaj sëmundje.

A janë të prirur personat të cilët vuajnë nga alergjitë ti drejtohen edhe mjeksisë popullore?

Tek mjeku popullor shkojnë edhe pasi kanë marrë mjekimet dhe konsultat tek një mjek specialist. Shkojnë për të marrë një mjekim ndryshe. Nuk funksionon, mund të jetë një ndihmesë në disa raste shumë të veçanta . Unë kam parë raste që nuk i kanë marrë medikamentet e dhëna nga mjeku specialist dhe i janë drejtuar mjeksisë popullore. Ka patur raste që janë bërë edhe keq sepse bimët që mund të jenë dhënë si “ilaç” mund ti ketë shkaktuar më shumë alergji.

Si ka ndikuar COVID-19 nga personat që vuajnë nga alergjitë?

Mund të them që personat të cilët janë alergjik kanë qenë më të mbrojtur se personat e tjerë. Kanë qenë më të “privilegjuar” nga ky infeksion pasi në mekanizmat në të cilat futet në organisëzm nuk ka mundur të shkaktojë sëmundje të rëndë apo sëmundje të vështirë. Normal që ka edhe alergjik të cilët janë të prekur nga virusi COVID-19. Themi që kanë qenë me fat alergjikët atëherë kur nuk kanë patur sëmundje të zhvilluar dhe të pa mjekuar ( i referohem  alergjisë ). Nëse një alergjik ka një alergji apo sëmundje alergjike kronike të pamjekuar dhe të patrajtuar si duhet, normal që mund të bëhet shkak për rëndimin e këtij infeksioni dhe jo për lehtësimin e tij. Flas për alergjikët e mjekuar të cilët nuk kanë patur simptoma dhe shqetësime dhe ky ka qenë një privilegj për këtë kategori individësh. Nesë i respektojnë rregullat do kenë shumë pak gjasa që të kenë sëmundje të rëndë, të vështirë ose të komplikuar.

A bëhen konfuzë pacientët kur kanë këto simptoma duke i ngatërruar me ato të virusit COVID-19?

Edhe bëhen sepse i ngatërrojnë me shenjat e virusit duke u alamuar dhe tensionuar sepse janë simptoma që shfaqen nga i njëjti apparat, ai respirator i frymëmarrjes. Simptomat duken të njëjta por nuk janë. Alergjitë nuk japin temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje kyçesh etj. Alergjitë japin të tështitura, hundë , lotim sysh. Ngjajnë në disa pika por nëse jemi të vëmendshëm dallohet që nuk kemi të bëjmë me shenja virusit.

Vaksina kundër COVID-19 është e këshillueshme për personat alergjik?

Të gjithë pacientët me alergji nga polenet ose ushqimet, pluhurat e shtëpisë , qimet e kafshëve  nuk kanë as një lloj kundër indikacioni për të aplikuar vaksinën anti COVID-19. Vaksina antiCOVID-19 është i vetmi mjet mbrojtës dhe e vetmja shpresë që ne kemi për të dalë fitimtarë nga pandemia dhe nga kjo kohë e trishtë.  Alergjikët ndaj përbërësve të vaksinës do kenë kundërindikacion dhe kujdes por, jo alergjikët e tjerë.

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here