Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Pediatri Dr. Polikron Çelo

Dr. Polikron Çelo

1
Shpërndaje
Dr. Polikron Çelo

Adresa: Rr. Ramazan Shijaku, Pallati Ferrari, Kati 3

Cel: +355 69 28 42 261

E-mail: polikroncelo34@gmail.com

Polikron Çelo duke folur për "Shëndet+"
Polikron Çelo duke folur për “Shëndet+”

POLIKRON ÇELO –  Ish-Pedagog në Fakultetin e Mjëkësië, shef i shërbimit të Nefrologjisë, drejtor i spitalit të fëmijëve. (Aktualisht Pediatër në një klinikë private)

I përkas atij brezi, që për nevoja të kohës u detyruam të merrnim përsipër barrën e mjekut, pa qenë të  tillë. Mbas mbarimit të shkollës së mesme mjekësore, u emërova në spitalin e Elbasanit, ku pata fatin të punoj me dr. Xhomon, një patolog me aftësi të vecanta. As që e kisha menduar të merresha me fëmijët, po fati e solli që për pak kohë të shoqëroj në rolin dhe të përkthyesit, një mjek pediatër rumun, i ardhur për ndihmë (Radoslav Joano). Prej tij jo vetëm mësova shumë, po më lindi dhe dëshira për Pediatër.

Nuk vazhdoi gjatë dhe një ditë më njoftuan të shkoj në Librazhd, për të zëvëndësur një ndihmës mjek (shokun tim Dhimitër Xhuvani, shkrimtarin e ardhshëm) që kryente detyrën e mjekut. Përfytyroni, nuk kisha mbushur 20 vjec dhe duhej të përgjigjesha për  të gjithë rrethin e madh të Librazhit. Qëndrova rreth 3-4 muaj, mandej u ktheva në Elbasan; po përsëri u dërgova në Cerrik (ndërtohej rafineria e naftës dhe punoni e banonin me familjet e tyre shumë specialistë sovjetikë) për të zëvendësuar një tjetër të padiplomuar. Për një kohë të shkurtër, u dërgova dhe në Gramsh, për të zëvendësuar mjekun e larguar.

Kjo periudhë me plot vështirësi, më bëri të njihem mirë me vështirësitë e jetës (sidomos të fshatit). Kanë kaluar shumë vite, por për mua dhe sot mbetet një shkollë e vecantë.

Mbarova Fakultetin e Mjekësisë me rezultate shumë të mira dhe u emërova direkt pedagog në katedrën e Farmakologjisë, ku punova me perkushtim, po pa hequr dorë nga “fëmijët”. Mbas shumë përpjekjesh për të kaluar në atë të pediatrisë, së fundi takova rektorin e universitetit. Ju luta të më tranferonte në katedrën që kërkoja ose të më linte të lirë si pediatër në cdo vënd. E shoh tha se pediatrinë e paske me pasion, prandaj po ndryshoj mendim. E njoh Bekteshin dhe në takimin e parë do të bisedoj me të. Thirri sekretaren dhe e porositi të ndiqte problemin tim. Sipas kërkesës sime, kalova përkohësisht pediatër në Tiranë. Kaloi rreth 1 ½, vjet dhe një ditë u njoftova se katedra e pediatrisë më kish pranuar pedagog. Ky burrë ( i njohur për vyrtytet e tij) i cili e ndryshoi ecurinë e jetës time, ishte Karahman Ylli.

Si pedagog e pediatër, pata rastin të interesohem e të ngre shërbimin e Nefrologjisë dhe më von u specializova jashtë shteti në këtë fuashë. Mbas kthimit u emërova drejtor i spitalit të fëmijëve. Krahas kësaj detyre (në një periudhë të vështirë), vura në jetë gjithcka kisha mësuar, botova 5 libra dhe vazhdova emisioniet javor në radio (të filluara në vitin 1965), mandej prej vitit 1970 dhe në radio e TVSH, emisione që vazhdoj pa asnjë shkëputje dhe sot në disa radio e TV.

Në korrik të vitit 1990, një inxhiner, aksidentoi për vdekje bashkëshorten time (mjeken Bafturi Mati) dhe për të fshehur krimin u largua pa i dhënë ndihmë (një akt antinjerëzor i pafalshëm). Dhimbja ish e madhe, humba atë që me shumë mundime e sacrifica, ndërtuam familjen tonë, nënën e  dy vajzave, gruan me cilësi të rralla që smund ta zëvëndësohej – ja pse vendosa përkushtimin ndaj vajzave dhe Pediatrisë.

Më gëzojnë arritjet e tyre. Ja Mirala në Izrael, shefe departamenti kimie në një nga ndërmarrjet farmaceutike më të dëgjuara dhe Enkela, në Pragë, mjeke okuliste në një klinikë universitare. Më lumturojnë fëmijët e tyre (Eva në Pragë dhe Leoni me Shirlin në Haifa). Nuk kanë lindur këtu, po flasin mirë shqip dhe duan me fanatizëm vendin e nënave. E quaj veten me fat dhe për bashkëshortët e tyre (Josefin dhe Ivanin), që tregojnë të njëjtin respekt e dashamirësi, si vajzat e mia.

Ditën që mbusha moshën, atë ditë dola në pension dhe të nesërmen fillova të punoj privatisht fillimisht në shtëpi.

LIBRA TË BOTUARA NË VITE

1 – Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I)……1984

2 – Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku………1989

3 – Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo)…..1976

4 – Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th.Kristo)……1978

5 – Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë………1981

6 – Mjeku i fëmijëve në familje………2003

7 – Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje…….2004

8 – Sëmundjet e veshkave në fëmijë………..2006

9 – Të ushqyerit e fëmijëve……..2008

10 – Pediatri ju përgjigjet ………..2012

11 – Babai………………………..2013

Shpërndaje
Artikulli MëparshëmDr. Artan Haruni
Artikulli TjetërDr. Entela Nako

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here