Duhani gjatë shtatzënisë/ pasojat për foshnjat

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Sipas një studimi të fundit, nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë tek fëmijët e tyre.

Hulumtuesit gjetën se shumë gra që janë ekspozuar ndaj nikotinës, kanë  mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore.

Prezenca e nikotinës në gjakun e nënës, ishte e lidhur me 38 përqind më shumë mundësi për t’u prekur nga kjo gjendje.

Pirja e duhanit kontribuon në probleme të theksuara në barkun e nënës dhe lindjes në vijim, duke përfshirë peshë të ulët të fëmijës dhe vështirësi të tjera.

Profesor Alan Brown, nga Universiteti i Columbia, New York, ka thënë: “Në bazë të njohurive tona,  ky është i pari studim që tregon lidhjen mes ekspozimit të fetusit ndaj nikotinës dhe skizofrenisë.”

Profesor Broën tha: “Këto rezultate nënvizojnë vlerën e arsimimit të vazhdueshëm të shëndetit publik mbi pasojat potencialisht negative, dhe kryesisht të parandalueshme, që pirja e duhanit mund të ketë mbi fëmijët me kalimin e kohës.”

Studime të mëtejshme mund të hedhë dritë saktësisht se si nikotina ndikon në trurin e fetusit “, shtoi ai.

Në një studim të mëparshëm, Profesor Broën dhe kolegët e tij kanë treguar se pasardhësit e nënave që janë ekspozuar ndaj duhanpirjes gjatë shtatzënisë, janë të rrezikuar për t’u prekur nga çrregullimi bipolar.

Hulumtimi është publikuar në revistën Amerikane të Psikiatrisë.

Burimi: dailymail/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”