Kryefaqja Box 2 E drejta për informim për çështjet mjedisore dhe pjesëmarrja e publikut

E drejta për informim për çështjet mjedisore dhe pjesëmarrja e publikut

0
Shpërndaje

Sipas  L I GJIT  Nr. 10 431, datë 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, në mbështetje të nenit 47 me propozimin e Këshillit të Ministrave, publiku duhet të informohet në lidhje me çështjet mjedisore.

  1. Informacioni mjedisor përfshin çdo informacion të paraqitur në formë audioje, vizuale, elektronike, me shkrim ose në ndonjë mënyrë tjetër në lidhje me: a) gjendjen e përbërësve të mjedisit, të tillë si: ajri dhe atmosfera, uji, toka, peizazhi dhe zonat natyrore, përshirë ligatinat, zonat bregdetare e detare, diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij, përfshirë Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht, dhe ndërveprimin ndërmjet tyre; b) faktorë të tillë, si substancat, energjia, zhurmat, rrezatimi, vibracionet, erërat e pakëndshme apo mbetjet, përfshirë mbetjet radioaktive, shkarkimet në ajër dhe ujë, si dhe shkarkime të tjera në mjedis, të cilat kanë ose mund të kenë ndikim mbi përbërësit e mjedisit, të referuar në shkronjën “a” të kësaj pike; c) masa të tilla, si politikat, legjislacioni, planet, programet, marrëveshjet mjedisore, si dhe veprimtaritë që kanë ose mund të kenë ndikim mbi përbërësit dhe faktorët e referuar në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, si dhe masat apo veprimtaritë e përcaktuara për të mbrojtur këta përbërës; ç) raportet në lidhje me zbatimin e legjislacionit mjedisor; d) analizat kosto-përfitime dhe analiza të tjera ekonomike, si dhe parashikimet e përdorura brenda kuadrit të masave dhe veprimtarive, të referuara në shkronjën “c” të kësaj pike; dh) gjendjen dhe sigurinë e shëndetit të njeriut, përfshirë ndotjen e zinxhirit ushqimor, atje ku është e nevojshme, kushtet e jetesës, objektet me vlera kulturore dhe arkeologjike, si dhe strukturat e ndërtuara, për sa kohë që ato ndikohen apo mund të ndikohen nga gjendja e përbërësve të mjedisit, të referuar në shkronjën “a” të kësaj pike, ose nga ndikimi në ato përbërës të secilës prej çështjeve të referuara në shkronjat “b” dhe “c” të kësaj pike.
  2. Autoritetet publike përkatëse, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit nr. 8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit në lidhje me dokumentet zyrtare”, i sigurojnë publikut mundësinë për të marrë informacionin mjedisor që ato disponojnë.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here