E pabesueshme, por e vërtetë! Ky ves i keq mund të parandalojë alergjitë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

femije

Fëmijët që fusin gishtin në gojë ose kafshojnë thonjtë janë më pak të rrezikuar të preken nga alergjitë, sugjeron një studim i ri. Sipas ekspertëve, kjo shpjegohet me faktin që ekspozimi ndaj baktereve forcon sistemin imunitar të trupit.

Këto vese kanë rezultuar efikase në parandalimin e alergjive tek rreth 1000 persona në Zelandën e Re, të moshës 5-32 vjeç.

“Edhe pse nuk i rekomandojmë këto vese, si duket ka një anë pozitive të tyre”, shprehet bashkautori i studimit, prof. Malcolm Sears, nga Universiteti McMaster, në Kanada.

“Mbajtja e kafshëve shtëpiake, apo jetesa në një fermë, janë identifikuar gjithashtu si një mjedis influencues, që mund të luajnë një rol në zhvillimin e sëmundjeve alergjike”, shprehet Holly Shaw.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni