Kryefaqja Box 4 Erëzat që mund t’i mbillni vetë në shtëpi, përdorimet dhe trajtimet e...

Erëzat që mund t’i mbillni vetë në shtëpi, përdorimet dhe trajtimet e tyre shëndetësore

1
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Erëzat njihen si një nga “mrekullitë” e natyrës kur bëhet fjalë për përfitimet e shumta që mbartin. Ato mund të përdoren në gatime, çajra dhe mënyra alternative për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Disa prej këtyre erëzave mund të rriten fare lehtë në kopështin e shtëpisë suaj:

erezaRozmarina: kjo erëz nuk ka nevojë për shumë rrënjë për t’u mbjellë. Një bimë e vetme rozmarinë mund t’ju japë shuëmgjethe të vogla. Ajo mund të mbillet në çdo sezon dhe jeton shumë gjaë. Rozmarina përdoret në shumë receta kuzhine. Shërben për të stimular rritjen e energjisë dhe rrit përqëndrimin.

Mentja: mbjellja e kësaj erëze mund të bëhet në tokat ku ka lagështi dhe duhet të mbillet larg bimëve të tjera. Mentja ka një shije freskuese, përdoret në kuzhinë dhe në formë çaji. Ajo qetëson mishërat e dhëmbëve të acaruar, trajton dispepsinë, largon erën e keqe të gojës. Vaji esencial i saj përdoret për të qetësuar dhimbjet e muskujve.

Trumza: kjo është një erëz pak delikate sepse duhet të mbillet në zonat që nuk kanë shumë erë apo ku nuk është shumë nxehtë. Përfitimet e saj janë të shumta: ka veti antiseptike dhe antibakteriale, ka efekt qetësues, lehtëson diarrenë, lehtëson dhimbjet e kokës etj. Ajo mund të përdoret në gatime të ndryshme dhe në formë çajrash.

Kamomili: kjo lule e bukur mund të rritet edhe në vazo dhe nuk kërkon shumë shërbime. Ka veti të shumta qetësuese dhe trajton çrregullimet e stomakut, infeksionet e ndryshme, dhimbjet e kokës etj.

Levandra: është e njohur për aromën e saj të ëmbël dhe mund të rritet në mjedise me diell dhe pak të thata. Kjo erëz përdoret në sallata, limonata, ëmbëlsira dhe çajra. Kjo erëz lehtëson simptomat e stresit, normalizon tensionin e lartë dhe lufton pagjumësinë./ Burimi: healthdigezt

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here