Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.

Tomini është mjeke infeksioniste/epidemiologe, “Doktore e shkencave” në fushën e sëmundjeve infektive dhe epidemiologji.

Edukimi: Dr.Tomini është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. më 1998.

Specializimi: Sëmundje Infektive dhe Epidemiologji e terrenit.

2004 – 2014 – Eksperte në  fushën e epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë.

2015 – 2020 –  Shefe e Sektorit të Epidemiologjisë dhe Shërbimit Inteligjencës Epidemike, në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë.

Janar 2021- Dhjetor 2021 – Zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

2010 e në vijim  Pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, Universteti i Tiranës; Aktualisht pedagoge në Departamentin e Shëndetit Publik.

Publikime: Ka publikuar shumë artikuj për epidemiologjinë sëmundjet infektive në revista kombëtare dhe ndërkombëtare; si dhe bashkëautore në hartimin e udhëzuesve dhe protokolle për epidemiologjinë e terrenit, parapërgatitjen dhe përgjigjen ndaj shpërthimeve epidemike dhe emergjencave.

Postime të ngjashme

Këto ushqime nuk duhen futur në mikrovalë
VIDEO/ Tri kura natyrale, për tensionin e lartë të gjakut
Këto janë ndryshimet që gratë mbi 40 vjeç duhet të bëjnë në dietën e tyre
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Cila është lidhja midis karbohidrateve dhe dhjamit të barkut?
Me përmbajtje të lartë pesticidesh, AKU ndalon importin e pjeshkave dhe rrushit
Rregulli i 10,000 hapave në ditë: Sekreti i thjeshtë për të parë ndryshimin vetëm në një muaj!
Tylenol shkaktar i autizmit? Ja qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë