- Ndotja e ajrit është një rrezik i madh ambiental për shëndetin. Duke ulur nivelet e ndotjes së ajrit, shtetet mund të ulin barrën e sëmundjeve nga goditjet në tru, sëmundjet kardiake, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, përfshirë astmën.
- Sa më të ulëta nivelet e ndotjes së ajrit, aq më i mirë do të jetë shëndeti kardiovaskular dhe respirator i popullatës në terma afatshkurtër dhe afatgjatë.
- Në vitin 2014, 92% e popullsisë jetojnte në vende të cilat nuk kishin nivelet e cilësisë së ajrit të përcaktuara nga ObSH-ja.
- Ambienti (ndotja e ajrit jashtë shtëpisë) në qytete dhe zonat rurale u vlerësua si shkaku i 3 milionë vdekjeve të parakoshme në gjithë botën në vitin 2012.
- Rreth 88% e këtyre vdekjeve të parashkoshme ndodhën në vende me të ardhura të mesme apo të ulëta dhe numrin më të madh e patën zonat në Perëndim të Paqësorit dhe në Azinë Juglindore.
- Politikat dhe investimet që mbështesin një transport më të pastër, shtëpi me eficencë energjie, burimeve të energjisë, industrisë dhe menaxhim më të mirë bashkiak të mbetjeve do të çonte në uljen e burimeve të ndotjes së ajrit.
- Reduktimi i ndotjes që vjen nga qymyri shtëpiak dhe sistemet e përfitimit të energjisë përmes djegieve, djegien e mbeturinave bujqësore, zjarret në pyje dhe disa aktivitete të caktuara agro-pyjore do të çonte në uljen e faktorëve kyçë të ndotjes rurale dhe peri-urbane në vendet në zhvillim.
- Reduktimi i ndotjes së ajrit sjell edhe emetimin e dioksidit të karbonit, si dhe grimcave të karbonit dhe metanit, duke kontribuar kështu në zbutjen afatshkurtër dhe afatgjatë të ndryshimeve klimatike.
- Përveç ndotjes së jashtme të ajrit, edhe ndotja e ajrit brenda ambienteve është një rrezik serioz për shëndetin, pasi rreth 3 miliardë njerëz gatuajnë dhe ngrohen me lëndë djegëse dhe qymyr./ Shendeti.com.al


