Kryefaqja Shendeti a-z S Fazat përfundimtare të sklerozës së shumëfishtë, siptomat dhe trajtimi

Fazat përfundimtare të sklerozës së shumëfishtë, siptomat dhe trajtimi

0
Shpërndaje

Skleroza e shumëfishtë (MS) është një sëmundje kronike pa shërim. Kjo sëmundje ndryshon shumë nga personi në person dhe jo të gjithë me MS avancojnë në një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Për disa njerëz, kjo sëmundje mund të çojë në paaftësi të rënda dhe komplikime kërcënuese për jetën, duke u konsideruar si sëmundje në fazën përfundimtare.

Ndërsa MS përparon, githashtu dhe simptomat rriten, ose siptomat e sëmundjes ndodhin në të njëjtën kohë. Simptomat mund të zgjasin më gjatë ose të bëhen të përhershme.

Disa simptoma që shoqërojnë sklerozën e shumëfishtë në fazën përfundimtare përfshijnë:

  1. Probleme me ekuilibrin, koordinimin dhe qëndrimin;
  2. Lëvizshmëri e kufizuar ose paralizë;
  3. Mpiksje e gjakut për shkak të mungesës së lëvizshmërisë;
  4. Ngërçe, ngurtësi, spazma muskulore, dridhje;
  5. Dhimbje në muskuj, nerva dhe kyçe;
  6. Probleme të rënda të fshikëzës dhe zorrëve;
  7. Probleme me frymëmarrjen për shkak të muskujve të dobët të frymëmarrjes;
  8. Vështirësi në gëlltitje, e cila mund të çojë në mbytje dhe probleme me të ngrënit;
  9. Probleme të të folurit;
  10. Humbje e shikimit;
  11. Vështirësitë njohëse;
  12. Lodhje.

Trajtimi për fazat përfundimtare të MS fokusohet në menaxhimin e simptomave individuale. Kjo përfshin:

  1. Ndihmat për lëvizje
  2. Terapi fizike
  3. Lehtësim dhimbjeje

Kujdesi paliativ

Trajtimi në fazat përfundimtare të MS mund të përfshijë kujdesin paliativ. Kjo do të thotë se ekipi i kujdesit shëndetësor do të fokusohet në lehtësimin e simptomave dhe ndihmon pacientin të mbajë një cilësi të mirë të jetës. Kujdesi paliativ e vë fokusin në cilësinë e jetës. Kjo përfshin mirëqenien fizike, emocionale dhe shpirtërore. Quhet gjithashtu kujdes mbështetës.

Megjithatë, për fazat përfundimtare të kësaj sëmundje, disa gjëra për t’u marrë parasysh janë:

  1. Përshtatjet e objekteve në shtëpi dhe teknologjia ndihmëse;
  2. Kujdesi infermieror në shtëpi;
  3. Objekte jetese të përshtatshme;
  4. Plotësimi i nevojave emocionale dhe shpirtërore të pacientit me sklerozën e shumëfishtë.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ HealthLine

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here