Fëmija polak shpëton mrekullisht pasi kalon natën në -7 gradë

Ka shpëtuar mrekullisht fëmija polak 2-vjeçar, i gjetur pa ndjenja, pasi ka kaluar natën në temperatura -7 gradë. Siç rapohet nga BBC-ja, vogëlushi me emrin dimerAdam është gjetur ndërsa ishte shtrirë në tokë, në fshatin Rakalvicë, në veri të Krakovit, i veshur vetëm me pizhama dhe shpëtimi i tij mund të thuhet se shënon rekord në trajtimin e hipotermisë.

Mjekët që e kanë kuruar kanë kushtëzuar komën dhe tani thonë se gjendja e tij po përmirësohet. Gjyshja e vogëlushit u shpreh se nuk e kishte vënë re që ai ishte larguar nga shtëpia.

Policia e gjeti 2-vjeçarin të dielën në mëngjes, të pavetëdijshëm, pranë një lumi, pasi, siç mendohet, kishte ardhur rrotull për shumë orë. Temperatura e trupit të tij në momentin që mbërriti në spital ishte 12 gradë dhe për këtë u fut menjëherë në komë të detyruar.

“Dje lëvizte sytë, – tha Janus Skalski, mjek i spitalit pediatrik, – por ende ishte i lidhur me aparatin e frymëmarrjes. Jemi të kënaqur për gjendjen e tij. Nuk duket të ketë probleme dhe po përmirësohet.

Siç shpjegon eksperti i hipotermisë, Tomas Daroka, deri më tani rasti më i rëndë i hipotermisë ishte ai i një gruaje skandinave me temperaturë trupi 13.7 gradë./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë