Festat e fundvitit, shëndetësia në gatishmëri

mjek pacientSistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri gjatë festave të fundvitit si dhe natën e ndërrimit të viteve per të siguruar shërbimin  shëndetësor në 24 orë për qytetarët. Ndërkohë, mjekët apelojnë që vetë qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë festimeve. Këshillat e mjekëve shkojnë për kujdes jo vetëm nga stina e ftohtë, por edhe në konsumimin e alkoolit dhe ushqimit. Një përkujdesje e veçantë shkon për të moshuarit, për marrjen e barnave, apo frenimi para shtysës për ta tepruar me pijen dhe ushqimin, si dhe shmangien e daljeve në temperatura të ulëta.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të bëjnë kujdes me drejtimin e automjeteve dhe të mos konsumojnë alkool. Ndërsa, prindërit të bëjnë kujdes me fëmijët në përdorimin e fishekzjarreve dhe të evitojnë çdo rrezik që kanos jetën dhe shëndetin e tyre, pohojnë drejtuesit e shëndetësisë.
Nisur nga përvoja e viteve të kaluara, kujdes duhet të tregojnë edhe të rinjtë, në mënyrë të veçantë ndaj përdorimit të fishekzjarreve, por dhe mjeteve të tjera, pasi disa nga ngjarjet e pakëndshme që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit të tyre pa kujdes, mund të sjellin trauma dhe lëndime që mund të jenë dhe të pariparueshme./ATSH

Postime të ngjashme

Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Sinjalet që ju jep trupi për të treguar se keni nevojë për kontroll mjekësor
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
Menopauza dhe kolesteroli: Çfarë duhet të dini