Festat e fundvitit “zbrazin” spitalet

Krevat spitaliNjë pjesë e pacientëve të cilët qëndrojnë të shtruar për të marrë kujdesin shëndetësor pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë lënë sot ambientet spitalore për  t’u bashkuar familjeve natën e ndërrimit të viteve. Burime nga spitali bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që pacientët të cilët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të mund të kalojnë pranë familjeve të tyre, natën e ndërrimit të viteve, duke marrë me vete dhe mjekimet përkatëse.

Sipas këtyre burimeve, pacientët do të rikthehen sërish në fillim të janarit për të ndjekur vazhdimin e kurës së tyre. Ndërsa për pacientët për të cilët situata shëndetësore është  paksa e komplikuar dhe nuk e favorizon largimin, do të qëndrojnë të shtruar në QSUT nën kujdesin 24 orë të  mjekëve të spitalit./ Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Sinjalet që ju jep trupi për të treguar se keni nevojë për kontroll mjekësor
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
Menopauza dhe kolesteroli: Çfarë duhet të dini