Kryefaqja Shendeti a-z F Fibroadenoma (tumoret beninje të gjirit), si duhen ndjekur dhe trajtuar

Fibroadenoma (tumoret beninje të gjirit), si duhen ndjekur dhe trajtuar

0
Shpërndaje

Fibroadenomat janë tumore të ngurta, beninje (jo kanceroze) të gjirit që shfaqen më shpesh tek vajzat adoleshente dhe femrat nën moshën 30 vjeç. Mund ta përshkruani fibroadenomën si një masë e ngurtë, e kufizuar mirë dhe e butë në prekje. Është një formacion në gjoks që mund të ndihet lehtësisht poshtë lëkurës, por që zakonisht nuk sjell dhimbje.

Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen ose tkurren vetvetiu. Ato janë gjendra të gjirit më të përhapura tek femrat e reja.

Mos humbisni: Fibroadenoma (tumori i gjirit që prek moshat nën 30), simptomat dhe shkaktarët

Teste dhe diagnoza

Gjatë ekzaminimit fizik mjeku do të kontrollojë gjirin si për gjendrat, ashtu edhe për probleme të tjera. Në varësi të moshës tuaj ose karakteristikave të gjëndrës, mjeku mund t’ju rekomandojë një ose disa nga këto testet e mëposhtme:
Mamografi diagnostikuese: Mamografia përdor rreze X për të krijuar një pamje të pjesës së dyshimtë në indin e gjirit. Fibroadenoma zakonisht shfaqet në momogramë si një masë e gjirit me anësore të buta dhe të rrumbullakëta, të dallueshme nga indet rrethuese të gjirit.

Eko të gjirit. Nëse jeni nën 30 vjeç, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni eko të gjirit në vend të mamografisë, për të matur gjendrën e gjirit. Indet e forta të gjirit tek femrat e reja e bëjnë më të vështirë interpretimin e mamogramës.

Nëse jeni më të reja se 30 vjeç dhe mund të ndieni një gjendër në gjoks, bëni fillimisht një eko gjiri që përcakton madhësinë e gjëndrës dhe më pas mund të bëni mamografinë për një kontroll më të imtësishëm të gjirit.

Ekoja e gjirit mund të ndihmojë mjekun të përcaktojë nëse gjëndra e gjirit është e ngurtë ose e mbushur me lëngje. Masa e ngurtë ka më shumë mundësi që të jetë fibroadenomë, ndërsa masa fluide mund të jetë cist.

Nëpërmjet një age të hollë, që shpon gjirin, mund të nxirret përmbajtja në gjëndrën e gjirit. Nëse rrjedh lëng, ka shumë mundësi që gjëndra të jetë cist.

Biopsi– Bazuar tek ekzaminimi fizik dhe pamjet e siguruara nga mamografia, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një biopsi. Ky test përdor një agë më të madhe se ajo e përdorur në testin më sipër për të mbledhur mostra të indit nga gjëndra dhe analizohen pastaj në laborator.

Trajtime dhe ilaçe

Në shumë raste fibroadenomat nuk kanë nevojë për trajtim. Megjithatë, disa gra zgjedhin që t’i heqin këto masa beninje me anë të kirurgjisë për të qenë më të qeta.

Si mund të menaxhohen pa ndërhyrje kirurgjikale

Nëse mjeku është plotësisht i sigurt që gjendra e gjirit është fibroadenomë – bazuar tek rezultatet e ekzaminimeve klinike të gjirit, testet imazherike dhe biopsia – mund të mos keni nevojë për operacion.

Mund ta shmangni operacionin sepse:

Operacioni mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e gjoksit.

Fibroadenomët me raste tkurren se zhduken vetvetiu.

Gjiri ka disa fibroadenomë që janë statikë, domethënë nuk kanë ndryshuar madhësi në çdo eko gjiri që keni bërë.

Nëse zgjidhni mos të bëni operacion, është e rëndësishme të monitoroni fibroadenomat duke bërë eko gjiri  herë pas here, në mënyrë që të shikoni nëse kanë ndryshuar formë ose madhësi. Nëse i vëreni këto të fundit, mund të merrni në konsideratë operacionin.

Operacioni

Mjeku mund t’ju sugjerojë që të hiqni fibroadenomën nëse një nga testet – ekzaminimi klinik i gjirit, testi imazherik ose biopsia – nuk rezulton normal.

Procedurat për heqjen e fibroadenomëve janë:

Biopsia ekscizionale – kirurgu heq një pjesë nga indi i gjirit dhe e dërgon në laborator për të kontrolluar për kancer.

Krioablatzon – Është një opsion tjetër i biopsisë ekscizionale, ku mjeku fut një pajisje të vogël nëpërmjet lëkurës tek fibroadenoma. Në këtë rast përdoret një lloj gazi për të ngrirë indin. Disa fibroadenomë janë shumë të mëdhenj për t’u ngirë dhe kjo procedurë përdoret vetëm nëse diagnoza është e sigurt.

Edhe pas heqjes së fibroadenomës, ekziston mundësia që të shfaqen masa të tjera beninje. Gjendrat e reja të gjirit duket të kontrollohen me anë të ekove të gjirit, mamografive dhe biopsisë, për të përcaktuar nëse gjendra është fibroadenomë apo kancer./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here