Kryefaqja Dieta Forcon sistemin imunitar, mbron zemrën… Ky produkt është quajtur “mrekullia mesdhetare”

Forcon sistemin imunitar, mbron zemrën… Ky produkt është quajtur “mrekullia mesdhetare”

0
Shpërndaje

Ilma Lamçe

Vaji i ullirit është një ushqim i shëndetshëm. Ai nuk përdoret vetëm në gatim por edhe për përdorime personale dhe mjekësi. Ndryshe është quajtur edhe “mrekullia mesdhetare” për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidues të ndryshëm dhe yndyrna mono të pangopura. Përdorimi i tij ka shumë përfitime shëndetësore:

  • forcon sistemin imunitar,
  • mbron zemrën,
  • ndihmon në rënien në peshë

Këshillohet se përdorimi i një luge vaj ulliri çdo ditë në mëngjes ju mban larg disa sëmundje, siç janë:

Sëmundja e demencës. Një nga shkaktarët e sëmundjes së alzhajmerit është rritja e akumulimit të aminoacideve në tru. Ekspertët  kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre aminoacideve dhe ti eliminojë ato.

Ul nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët këshillojnë se personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, duhet të konsumojnë vaj ulliri. Përdorimi i tij i ndihmon këta në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Parandalon kancerin. Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here