Gjërat që nuk i dinit se mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës

Alkooli

Edhe pse është një lëng, alkooli në fakt mund të thajë gojën tuaj, gjë që inkurajon bakteret që shkaktojnë halitozë, termi mjekësor për erën e keqe të gojës. Pijet me kafeinë, ushqimet pikante dhe cigaret  gjithashtu. Një gojë e thatë nga mos nxjerrja e shumë pështyme gjatë gjumit shpjegon gjithashtu “frymën e keqe të mëngjesit”.

Gjuha juaj

Bakteret në gjuhë janë shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës. Pastrojeni gjuhën  me furçë dhëmbësh.

Një dietë me pak karbohidrate

Kur hiqni karbohidratet dhe rrisni sasinë e proteinave që hani, trupi juaj fillon të djegë yndyrën për energji. Ky proces prodhon komponime të quajtura ketone, të cilat shkaktojnë erë të keqe. Në këtë rast, higjiena më e mirë e dhëmbëve nuk do ta zgjidhë problemin, pasi ky nuk është shkaku kryesor. Mundësia më e mirë është të maskoni frymëmarrjen tuaj me çamçakëz pa sheqer.

Ftohja e zakonshme

Sikur të mos ishin mjaft të bezdisshme, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes si ftohja dhe bronkiti gjithashtu mund t’ju japin erë të keqe. Kjo për shkak se bakteret që shkaktojnë erë pëlqejnë të ushqehen me mukozë (po, është e rëndë). Dhe nëse keni hundë të bllokuara, ka më shumë gjasa të përdorni frymëmarrjen me gojë, e cila mund t’ju thajë gojën.

Një Ulçerë

OK, vetë ulçera mund të mos jetë problemi. Por një lloj bakteri që shkakton ulçera, Helicobacter pylori , gjithashtu mund të shkaktojë erën e keqe të gojës, sipas një studimi në Journal of Medical Microbiology . Trajtimi i baktereve mund të largojë erën e keqe. Mjeku juaj mund t’ju testojë për H. pylori dhe të përshkruajë antibiotikë për të.

Medikamentet

Më shumë se 400 barna me recetë dhe pa recetë, duke përfshirë ilaqet kundër depresionit dhe ilaçet kundër alergjive, mund të pengojnë rrjedhën e pështymës. Ky lëng ndihmon në larjen e ushqimit dhe baktereve, duke mbajtur larg erën e keqe të gojës. Ndryshimi i ilaçeve nuk është gjithmonë një opsion, ndaj Shoqata Dentare Amerikane rekomandon që të qëndroni të hidratuar dhe të përtypni çamçakëz pa sheqer për ta mbajtur gojën të lagësht. Shpëlarjet speciale të gojës gjithashtu mund të ndihmojnë.

Frutat e thata

Përmbajnë shumë sheqer dhe bakteret që shkaktojnë erë duan të ushqehen me këto gjëra. 1/4 e filxhanit me rrush të thatë ka 21 gram sheqer; e njëjta sasi kajsie të thata ka 17 gram. Kjo është si të hani 4-5 lugë çaji sheqer të pastër. Plus, frutat e thata janë ngjitëse, kështu që mund të bllokohen në dhe midis dhëmbëve tuaj.

Dhëmbët e plasaritur dhe mbushjet

Këto mund të bllokojnë grimcat e ushqimit dhe të rritin bakteret, duke rezultuar në kavitete, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës. Protezat e vendosura keq mund të shkaktojnë të njëjtat probleme. 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat