Gjermania jep alarmin: Po rritet varësia e fëmijëve ndaj internetit, më shumë se para pandemisë!

Rreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani janë të varur në mënyrë kronike nga “gaming” dhe mediat sociale, një shifër kjo dy herë më e lartë sesa ajo e regjistruar në këtë vend përpara pandemisë së Covid-19.

Duket se karantinat e gjata kanë qenë një nga faktorët kryesorë të këtij fenomeni shqetësues.

Një 19 vjeçar nga Berlini, i identifikuar vetëm si Paul, i tha DW për shkak të Covid-19, për javë të tëra nuk kishin mësim dhe duhet të qëndronin në shtëpi. “ Të takoje shokë, të dilje nëpër vende të ndryshme të festoje në party apo të shkoje në aktivitete sportive – shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot. E vetmja gjë që mund të bëje, ishte të qëndroje para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luaje lojëra me të tjerët në mediat sociale”, shprehet ai.

Paul është i lumtur që kufizimet e pandemisë kanë marrë fund. Ai tashmë i është kthyer botës reale, por shumë të tjerë kanë ngecur në kozmosin virtual. Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe mediat sociale është dyfishuar që nga viti 2019.

Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, komunikojnë përmes chatt-it apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në mediat sociale. Andreas Storm, Kreu i Departamentit të Shëndetit në DAK flet për “rezultate të frikshme”. Ndërkohë në Klinikën Universitare të Maincit, gjithmonë e më shumë prindër telefonojnë të dëshpëruar sepse nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular.

Burimi: Top Channel

https://top-channel.tv/2023/03/27/gjermania-jep-alarmin-po-rritet-varesia-e-femijeve-ndaj-internetit-me-shume-se-para-pandemise/

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet