Gjithçka që duhet të dini në lidhje me metabolizmin

Metabolizmi është tërësia e proceseve kimike dhe fizike me të cilat ushqimi tretet nga trupi dhe konvertohet në nxehtësi (e cila shërben për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit), në energji mekanike që lëviz muskujt.

metabolizmiMetabolizmi bazal është sasia minimale e energjisë që shpenzon trupi për të mbajtur gjallë proceset vitale të trupit, p.sh.: frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, tretja etj.

Metabolizmi themelor përfaqëson kaloritë e nevojshme të trupit për të ruajtur funksionet jetike dhe kjo përbën rreth 67-70% të konsumit të përditshëm të energjisë.

  • Çfarë ndikon në metabolizëm?

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në metabolizmin e një personi:

  • Mosha

Është sigurisht faktori më i rëndësishëm. Gjatë viteve metabolizmi bazak reduktohet. Ai arrin pikën maksimale tek fëmijët e porsalindur dhe ulet ngadalë, stabilizohet gjatë moshës madhore dhe bie më shumë në moshën e vjetër.

  • Funksioni i tiroides

Funksioni i tiroides ndikon në proceset metabolike. Tiroidja në të vërtetë është rregullatori i metabolizmit, ndaj nëse tiroidja prodhon pak hormone, metabolizmi ngadalësohet.

  • Konsumimi i ushqimit

Në mënyrë të veçantë, tretja e proteinave kërkon sasi më të mëdha energjie sesa karbohidratet dhe yndyrnat.

Për të rritur metabolizmin, aktivitetet fizike janë një faktor mjaft i rëndësishëm. Ky faktor ndryshon në varësi të aktiviteteve të kryera në ditë nga një person. Në të gjitha programet ditore që kryeni, përpiquni që të bëni një aktivitet të rregullt fizik duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme në mënyrë që të zvogëloni numrin e kalorive të marra dhe të mos ju ulet metabolizmi.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe