Gjuetia, Koka kërkon 2 vjet moratorium, Opozita: Të bllokohen armët e gjahut

gjuetiaNë Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u diskutua sot në lidhje me projektligjin e hartuar nga Ministria e Mjedisit, që parashikon ndalimin e gjuetisë së çfarëdollojshme të kafshëve dhe shpendëve për dy vite.
Deputetë të opozitës në komision deklaruan se moratoriumi për gjuetinë nuk do t’i japë zgjidhje problemit. Sipas opozitës, zgjidhja e duhur do të ishte bllokimi i armëve të gjahut.
Ndërkaq, kryetari i komisionit Eduard Shalsi tha se moratoriumi është një masë ekstreme, por e drejtë. “Në Shqipëri po shfaroset fauna dhe flora. Kushdo gjuan dhe s’ka asnjë të dhënë”, deklaroi Shalsi.
Disa prej problemeve që e kanë çuar Ministrinë e Mjedisit për të marrë këtë masë janë: shtimi i personave të pajisur me armë gjuetie, rritja e numrit të gjuetarëve të huaj klandestinë, por edhe ushtrimi i gjuetisë së paligjshme gjatë gjithë vitit, edhe në periudhën dhe ditët e ndaluara për gjueti.
Sipas të dhënave, në vendin tonë janë të licencuar mbi 170 mijë gjuetarë, ndërkohë që gjuajnë me qindra e mijëra të palicencuar./BW

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën