Harta e plazheve më të pastra dhe më të ndotura në Shqipëri

harta e plazheve

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nga harta e publikuar mbi monitorimin e plazheve, bie në sy fakti se janë 53 plazhe me cilësi të shumë të mirë, në krahasim me 12 plazhet që janë vlerësuar me cilësi të keqe.

Nëse i referohemi hartës në fjalë, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, por pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Këto të fundit janë evidentuar kryesisht në bregdetin e Durrësit dhe Durrës-Kavajë. Ato janë plazhet e njohura si Majami, Kompleksi Xhardino, Lokali Reshatit dhe Fusha e Sportit.

Në zonën e Durrësit janë evidentuar dy plazhe të këqija: Ministria e Rendit dhe Tropikali. Në Vlorë janë evidentuar dy plazhe problematikë, Shkolla e Marinës dhe Plazhi i Ri. Dy plazhe të këqija janë evidentuar gjithashtu edhe në Sarandë, Plazhi i Ri dhe Kanali i Cukës.

Plazhet e mira dhe shumë të mira gjenden kryesisht në segmentet jugore dhe veriore të bregdetit. Që nga Velipoja, deri në Gjirin e Lalzit, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, plazhet ofrojnë cilësi shumë të mirë. Cilësi shumë të mirë shfaqin edhe plazhet e Dhërmiut, Himarës e Borshit.

Nga një numërim referuar hartës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rezultojnë këto të dhëna:

  • 53 plazhe me cilësi shumë të mirë
  • 12 plazhe me cilësi të keqe
  • 11 plazhe me cilësi të mirë
  • 2 plazhe me cilësi të mjaftueshme

Marrë nga Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën