Hepatiti B, gjithçka që duhet të dini për sëmundjen

Dr. Albana Duni

hepatit a 3Çfarë është hepatiti B?

Hepatiti B është sëmundje e heparit (mëlçisë) e cila e bën atë të zmadhohet dhe mos të kryej funksionet e tij siç duhet.

Juve ju duhet një mëlçi e shëndetshme sepse ajo kryhen një sërë funksionesh që ju mban ju gjallë. Mëlçia sulmon infeksionet, ndalon hemorragjinë, eleminon drogat dhe helmet nga qarkullimi i gjakut . Gjithashtu ajo është depo energjish për ju të cilat hyjnë në funksion kur trupi juaj ka nevoje për to.

Nga se shkaktohet hepatiti B?
Hepatitis B është sëmundje virale që do të thotë shkaktohet nga një virus i cili quhet virusi i Hepatitit B.

Si mund të merret hepatiti B?
Hepatiti B përhapet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës),dhe lëngjeve të tjera të trupit.

hepatit b 4

Disa rruge nga ku mund te merret hepatiti B janë;
– marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar pa përdorur kondom(prezervativ)
– duke përdorur te njëjtën shiringë droge
– gjatë bërjës se tattoo-ve dhe vendosjes së pirsing duke përdorur mjete jo sterile ose të përdorura nga shume njerëz më parë.
– Shpimi me age të kontaminuara(punonjësit e shëndetësisë janë më të rrezikuar nga kjo mënyrë infektimi)
– duke jetuar me persona qe kane hepatiti B
– duke përdorur të njëjtën furçë dhëmbësh ose brisk rroje me personat të infektuar.
– duke udhëtuar në vende ku hepatiti B është shumë i përhapur.
– Tek dentisti ku nuk respektohen rregullat e sterilizimit te aparaturave.
Një grua e infektuar mund t’ia kaloje hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji

Ju nuk mund te merrni hepatitin B nga:
* Shtrëngimi i duarve me një përson të infektuar
* përqafimi me një person të infektuar
* ulja afër me një person të infektuar
Cilat janë shenjat e hepatitit B?

Hepatiti B mund t’iu bëj ju të ndiheni sikur keni grip.
Ju mund
– te ndiheni të lodhur
– te keni te përziera
– te keni temperature të larte
– te keni humbje të oreksit
– te keni diarre(barkqitje)
Disa njerëz kanë
– urinim me ngjyrë të erret si çaj
– feçe me ngjyrë të zbardhur
– zverdhje te syve dhe lëkurës

Disa njerëz nuk kanë fare shenja.
Ne qofte se ju keni ndonjë nga shenjat e lartë përmendura ose mendoni se mund te jeni infektuar nga hepatiti B, ju duhet të takoni doktorin specialist.

Çfarë analizash bëhen për hepatitin B? 
Për të parë nëse jeni të infektuar apo jo doktori do t’iu rekomandoje disa analiza laboratorike të gjakut.
Këto analiza do konfirmojnë nëse ju keni hepatit B dhe në çfarë stadi është gjendja.
Doktorit gjithashtu mund ti lind nevoja për marrje biopsi ne hepar(mëlçi) e cila është një procedure e thjeshtë. Doktori merr disa copëza shume të vogla nga mëlçia juaj nëpër një ago të drejtuar nën ekografi, të cilat pasi përpunohen në laborator shihen ne mikroskop dhe vlerësojnë dëmtimet e mëlçisë.

Si mjekohet Hepatiti B?
Trajtimi për hepatitin B mund te përfshije:
Interferonin i cili mund të merret për më shumë se 4 muaj.
Lamivudin i cili mund të jepet për një vit.
Adefovir dipivoxil i cili mund të merret për një vit.
Kirurgjia : ne disa raste hepatiti B mund të nxjerre jashtë pune mëlçinë tuaj që do të thotë që ajo është shumë e dëmtuar saqë nuk kryen asnjë funksion dhe ju keni nevoje për një mëlçi të re. Kjo lloj kirurgjie quhet transplant, që konsiston ne heqjen e organit të vjetër dhe vendosjen e një të reje të pa dëmtuar e dhuruar nga një dhurues i shëndetshëm.

Si mund të mbrohem nga infektimi?
Vaksinimi është një mënyre mbrojtje. Vaksina është një ilaç të cilën ju e merrni kur jeni i shëndetshëm dhe ju mbron ju mos të infektoheni. Ajo përgatit organizmin tuaj të sulmoje të tilla viruse, në rastin konkret hepatitin B.
Vaksina e hepatiti B jepet duke u bërë në tre doza. Ç’do i porsalindur duhet të marri vaksinën e hepatitit B, të cilën e marrin pas 12 orëshit të parë të lindjes. Dozën e dyte të vaksinës e marrin pas 1ose 2 muajsh dhe dozën e tretë e marrin ne periudhën 6-8 muajsh..
Fëmijët më të rritur dhe të rriturit gjithashtu mund të vaksinohen. Ato mund ti marrin te tre dozat çdo 6-muaj nga njëra-tjetra.

Ju duhet patjetër t’i merrni te tre dozat që të imunizoheni ndaj hepatitit B (të jeni të mbrojtur)
Ju gjithashtu mund të mbroni vetën ndaj infektimit
– Te përdorni prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale sidomos kur keni me shume se 1 partner.
– mos përdorni shiringën të përdorura më parë.
– vishni doreza kur manipuloni ose duhet te prekni gjakun ose plagët e dikujt tjetër.
– mos përdor furçën e dhëmbëve dhe briskun e rrojës të një personi të infektuar.
– Sigurohu që mjetet e bërjes së tatuazheve dhe vendosjes së pirsingut të jenë sterile, të papërdorura më parë

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Hashimoto: Vlerat mund të përmirësohen nëse nuk konsumoni qumësht
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut
Pini ujë dhe kripë Himalayan me stomakun bosh! Vetitë shëruese të kësaj përzierje janë të shumta
Kujdes nga helmimi i ushqimit në verë! Ylli Merja: Ja një kurë natyrale bimore që trajton helmimin
Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri – Çfarë i ndodh trurit dhe organizmit