HIV zbulohet vonë, 50% e rasteve të reja në 2024 ndërruan jetë

Kapja e infeksionit HIV në stadet e avancuara iu ka kushtuar jetën shumë personave në vitin 2024.

Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV, Olimbi Hoxhaj, jep alarmin se shqiptarët ende nuk janë të ndërgjegjësuar mbi rreziqet që ju kanosen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe testimin që duhet të bëjnë kur kanë kryer sjellje risku.

“Vazhdojmë të kemi probleme me diagnozën e vonë dhe 50% e rasteve që kaluan në fatalitet ishin të sapodiagnostikuar, pra në momentin që ata diagnostikohen”, thotë Hoxha.

Në shërbimin infektiv janë të regjistruar mbi 900 persona  HIV pozitiv të cilët janë futur në skemat e mjekimit, por ata ankohen që shpesh janë drejtuar shërbimit privat për disa analiza.

“Ne kemi pasur mungesë të diagnozës për ngarkesën virale dhe testin e rezistencës, i cili ka funksionuar por jo gjithmonë. Ne kemi pasur raportime nga rastet e reja që janë drejtuar për diagnozën e HIV në klinika private”, shpjegon ajo për Euronews.

Sipas Shoqatës së personave me HIV, analiza e ngarkesës virale në sistemin privat mund të shkojë deri në 30 mijë lekë, kosto e papërballueshme për pacientin.

Hoxhaj thotë se problemi ka nisur nga viti 2019, kur shërbimi i laboratorit i kaloi koncensionarit dhe analiza e ngarkesës virale nuk u përfshi në marrëveshje.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat