Humbi betejën me kancerin, 17-vjeçarja nga Fieri: “Luftova fort, por aq ishte e shkruar”

Përshtati: Blertina Koka

Prej 3 vitesh ajo luftoi fort me kancerin, por nuk arriti të rezistojë përballë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Edhe pse vetëm 17 vjeç, vajza fierake me inicialet A. Z. pranon fatin e saj të trishtë, pasi “ashtu ishte shkruar”.alexandra

E ndërsa vetë dorëzohet përballë fatit, 17-vjeçarja përpiqet t’ua bëjë familjarëve dhimbjen më pak të lehtë, duke u lënë një letër para pak ditësh para se të ndërronte jetë, që ta pranonin edhe ata këtë fat dhe të bëhen më të fortë.

“Ju lutem mos qani, ky ishte fati im! Kështu ishte e shkruar, nuk kemi çfarë të bëjmë”,  janë fjalët prekëse dhe inkurajuese të 17-vjeçares.

Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore tepër të rënduar, adoleshentja shqetësohet më shumë për ata që po linte pas dhe për vuajtjen e madhe që do t’u shkaktonte vdekja e saj.

“Doja t’iu kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua. Ju mblidhni forcat, ndoshta s’jam me ju, po jam në zemrën tuaj”, shkruan vajza.

“Shqiptarja.com” ka publikuar fjalët e adoleshentes, që janë prekëse dhe inkurajuese për këdo që i lexon.

S’e besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe s’e di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë. Kur ta shihni ju lutem mos qani, ky ishte fati im. Mami, babi, ju dua shumë, mos u mërzisni, kështu ishte e shkruar, nuk kemi çfarë të bëjmë. Doja t’iu kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua. Ju mblidhni forcat, ndoshta s’jam me ju po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës mos u mërzisni, do jem pranë jush dhe pse nuk jetoj më. Ju kërkoj ndjesë qe po iki kaq shpejt po do jem në zemrën tuaj. Elis, ti je dashuria e jetës sime, më fal qe nuk jam me ty, të lash vetëm por do jem me ty çdo çast, minutë, sekondë. Të premtova [që] do të të doja deri në vdekje. Ja, të desha, më ke bërë pikë në zemër.

Kujtim, ti je njeriu që pata pranë çdo çast je vëllai im, ishe ti që më ndihmove të ec para kur të bija të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë, jam mire po dhe tani jam mirë. Më fal që po iki, po kështu ishte e shkruar.

Këtë letër jua dedikoj edhe shumë njerëzve të tjerë që s’po i përmend të gjithë. Jeni në zemrën time sepse keni bërë kaq shumë për mua. Më ndihmuat të hedh çdo hap, pa u lënduar. Mami, babi, ju dua. Buzëqeshni pak, bëjeni për mua, jam pranë jush. Ba, ti më mësove të sillem mirë me të gjithë, më mësove të luftoja. Luftova po kaq ishte e shkruar. Do ju dua, mos qani.

Vajza juaj

Aleksandra Z.

leter

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide