I sëmuri shtrihet pranë ambulancës në QSUT, fajëson Ramën për gjendjen e tij (Video)

Ditën e sotme, në ambientet e jashtme të spitalit “Nënë Tereza” një i sëmurë është rrëzuar nga karrigia me rrota në të cilën ndodhej dhe është shtrirë pranë ambulancës.

Ndërkohë që mjekët kërkojnë ta ngrenë, në gjendje shumë të rënduar ai i shan ata dhe nuk i lejon.

Në video dëgjohet tek shan edhe kryeministrin Rama, duke e akuzuar se vetëm për shkak të tij ai është në këtë gjendje.

Raportuesi në vendngjarje, i cili ka dërguar videon pranë JOQ, thotë se nuk e dinë me siguri nëse ishte person me probleme psikike, ishte i dehur, apo i revoltuar për gjendjen në të cilën ndodhej, por pamja ishte shumë e trishtë sot përballë QSUT-së.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)