I vetmi ushqim që të rinjtë duhet të hanë për të reduktuar rrezikun e kancerit të zorrëve

Hulumtimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë treguar se kanceri i zorrëve po rritet tek të rinjtë, me një në çdo 20 raste.

Statistikat e fundit tregojnë një tendencë shqetësuese të rritjes së rasteve të kancerit të zorrëve tektë rinjtë. Hulumtimi i bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) zbulon se kanceri i zorrëve, i njohur gjithashtu si kanceri kolorektal, është në rritje te të rinjtë në mbarë botën.

Për më tepër, shifrat e Cancer Research UK tregojnë se një në çdo 20 raste të kancerit të zorrëve ndodh te njerëzit nën 50 vjeç. Megjithatë, ka masa që të rinjtë mund të marrin për të ulur rrezikun e kancerit të zorrëve. Sipas Cancer Research UK, marrja e fibrave mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit, veçanërisht kur është pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Çfarë është fibra dhe si funksionon?

Fibrat janë një lloj karbohidrati i pranishëm në ushqime të ndryshme që ndihmojnë tretjen. Ndryshe nga karbohidratet e tjera udhëton nëpër stomak dhe zorrë kryesisht i patretur, duke e bërë atë efektiv në lehtësimin e lëvizjeve të zorrëve.

Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje të fibrave, të dyja thelbësore për shëndetin; fibra të tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme shpërndahen në ujë, duke formuar një substancë të ngjashme me xhel që mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit.

Nga ana tjetër, fibrat e patretshme nuk treten në ujë dhe ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit përmes sistemit të tretjes, duke parandaluar kapsllëkun. NHS rekomandon që të rriturit duhet të konsumojnë të paktën 30 g fibra në ditë./mirror.co.uk

Postime të ngjashme

Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes
Ushqimet më të mira me vitaminë A për shëndetin e syve, lëkurën, zemrën dhe veshkat
Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për organizmin, ushqimet ku gjenden