Për gazetën “Shëndet+” Selami Deraj, psikopediatër
Disa nga këta fëmijë kanë bindje se janë me seks të kundërt me atë që tregojnë gjenitalet e tyre në të vërtetë. Këta fëmijë kanë dëshirë të ndryshojnë gjenitalet e jashtme për të ngjarë në atë që thamë, i seksit të kundërt me ç’janë në të vërtetë. Këta fëmijë dëshirojnë të jetojnë si anëtarë të atij seksi të kundërt.
Transeksualizmi dallohet para pubertetit, por nuk kërkohet ndihmë mjekësore psikologjike e më tej. Kërkojnë apo nuk kërkojnë të tërheqin njerëzit në marrëdhëniet homoseksuale, kjo ngelet për t’u vlerësuar.
Këta fëmijë praktikojnë stile femërore në të folurën e përditshme, gestikulimet, ecjes, heqjes së qimeve etj.
Idea e ndryshimit të seksit, kur pengohet i detyron që të mendojnë e të veprojnë me kërcënim për suicid (vetëdëmtim ekstrem) ose për vetë-mutilacion (dëmtim në vetvete), dëmtime serioze këto me pasoja serioze.
Duhet thënë se nuk ka vijë ndarëse midis transseksualizmit dhe homoseksualizmit.
Potenciali biseksual ose homoseksual është më i madh në adoleshencë, ku ndodh vendosja homo ose transseksuale.
Trajtimi më i domosdoshëm logjik është procedurë psikologjike për të ndryshuar besimin e gabuar të personit rreth identitetit të gjinisë së tij.
Homoseksualiteti (biseksualiteti) si orientim seksual me mendim dhe ndjenja erotike që drejtohen ndaj personit tjetër me seks të njëjtë është shqetësues për prindërit dhe stigmatizues në ambiente shoqërore.
Problemet emocionale të pranishme në këto gjendje kërkojnë përkujdesje dhe vlerësim e mbështetje psikologjike.
Katër drejtimet e ndihmës, të ndërhyrjes përqendrohen te këshillimi psikoterapeutik, trajtimit të sjelljes, zhvillimit të aftësive shoqërore me gratë, aftësitë sociale dhe shmangies së situatave që stimulojnë ndjenja homo.
Problemi – kur një i ri pa problem e përvojë seksuale ka mendime e ndjenja homoseksuale, jepen këshilla rreth seksualitetit dhe homoseksualitetit. Po ashtu vlerësohet ai se a ka shenja heteroseksualiteti. Në të njëjtën kohë bisedohet me individin nëse ç’mendim ka për jetën e të ardhmen e vet erotike.
Psikoterapia e përdorur mundohet të kontrollojë heteroseksualitetin.
I rekomandohet që të shmangë situatat që stimulojnë ndjenjat homoseksuale. Po ashtu është e rëndësishme të zhvillojë aftësitë me gratë me anë të metodave të sjelljes, të trajtimit të aftësive sociale.


