Luleshtrydhet janë plot me fibra, ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe madje mund të parandalojnë demencën.
Luleshtrydhet përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë, plus fitokemikale të tjera, që janë të mira për shëndetin tonë.
Meqenëse mund të përmirësojnë funksionin e trurit, të parandalojnë sëmundjet e zemrës, të mbështesin shëndetin e zorrëve dhe kanë veti parandaluese të kancerit, kokrra e kuqe është padyshim një nga ato që duhet përfshirë si pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të ushqyerit shëndetshëm. Pra, uluni dhe relaksohuni me tasin tuaj me luleshtrydhe dhe shijoni atë që ato ofrojnë.
- Ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe mbështesin shëndetin e zemrës
Hulumtimet nga Universiteti Shtetëror i San Diegos vërtetojnë se luleshtrydhet mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe, nga ana tjetër, të mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme. Luleshtrydhet përmbajnë anthocyanine, të cilat janë pigmente të kuqe, blu ose vjollcë që gjenden në bimë dhe të mbushura plot me antioksidantë. Këto ulin stresin oksidativ dhe rrisin aftësinë e enëve të gjakut për t’u çlodhur, dhe kështu përmirësojnë funksionin e arterieve tuaja.
Përmbajtja e kaliumit në luleshtrydht, si dhe në të gjitha frutat dhe perimet e tjera, gjithashtu ndihmon në zhvendosjen e natriumin [një element kimik që përbën kripën] në gjakun tuaj.
Kripa tërheq ujin në enët e gjakut, gjë që rrit presionin e gjakut. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos hani shumë kripë. Pra, kaliumi është i shkëlqyer për ta luftuar këtë dhe çon në një ulje të presionit të gjakut.
Është e rëndësishme të mbani mend…
Nuk ka superushqime, kështu që është më mirë të përfshijmë një shumëllojshmëri llojesh dhe ngjyrash frutash dhe ushqimesh në dietën tonë dhe të synojmë për të paktën pesë porcione në ditë. Rekomandohet të hani luleshtrydhe, jo më shumë se një herë në ditë gjatë sezonit (deri në 7 kokrra) Kjo do t’ju ndihmojë të siguroheni që po hani një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh dhe të shmangni fryrjen, ngërçet e stomakut ose diarrenë, që mund të vijnë nga ngrënia e tepërt.
- Mund të përmirësojë shëndetin e trurit
Ata antioksidantë të shëndetshëm në luleshtrydhe, të cilët mund të zvogëlojnë inflamacionin, mund të jenë të mirë edhe për trurin tuaj. Reduktimi i inflamacionit mbështet procesin e plakjes dhe kështu mund të zgjasë funksionin tuaj njohës.
- Kontribuon në shëndetin e mirë të zorrëve
Luleshtrydhet janë një burim i mirë i fibrave, të cilat ushqejnë bakteret e zorrëve dhe mbështesin tretjen. Dietologët shpjegojnë se një mënyrë e mirë për të rritur më tej marrjen e fibrave është të hani të gjithë luleshtrydhen, bashkë me gjethet e gjelbërta. Nëse ideja për të ngrënë gjethet jeshile nuk ju tërheq, mos u shqetësoni. Ushqimet si fasulet, bishtajoret dhe drithërat janë burime më të larta të fibrave gjithsesi, kështu që fibrat nga frutat janë thjesht një bonus. Por, kjo nuk është e vetmja gjë që luleshtrydhet bëjnë për zorrën tonë.
Luleshtrydhet janë të mbushura plot me polifenole si dhe me antioksidantë. Llojet e ndryshme të baktereve në zorrën tuaj i zbërthejnë këto në metabolitë të ndryshëm, që hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe kjo ndodh me ritme të ndryshme, sikur nuk po i hani luleshtrydhet vetëm një herë, por gjatë gjithë ditës.
- Mund të ndihmojë njerëzit me diabet të tipit 2
Luleshtrydhet jo vetëm që kontribuojnë në një zemër të shëndetshme, por ato gjithashtu mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe menaxhimin e efekteve të diabetit të tipit 2. Është zbuluar se ato ngadalësojnë tretjen e glukozës dhe reduktojnë rritjen e sheqerit në gjak. Kjo mendohet të jetë për shkak të përmbajtjes së tyre antioksidante.
- Rrit sistemin imunitar
Të gjithë e dimë rëndësinë e marrjes së mjaftueshme të vitaminës C nga frutat dhe perimet për të qëndruar mirë dhe për të mbështetur imunitetin tonë, dhe luleshtrydhet janë të pasura me këtë. Vitamina C, antocianinat dhe antioksidantët në luleshtrydhe përmirësojnë disa përgjigje imune dhe do të ndihmojnë në reduktimin e këtij inflamacioni dhe luftimin e infeksioneve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi sistemi ynë imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe ne jemi më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve.
- Ndihmon për të mbajtur një peshë të shëndetshme
Luleshtrydhet janë edhe të shijshme edhe të mira për menaxhimin e peshës. Nga të gjitha manaferrat, luleshtrydhet kanë më pak kalori, 100 g ka vetëm 32 kalori. Kjo është e shkëlqyer, nëse po përpiqeni të mbani peshën tuaj nën kontroll.
Në vend që të ndryshoni konsumin e frutave, pasi shumë fruta dhe perime mund të ndihmojnë në humbjen ose menaxhimin e peshës, ndoshta provoni të ndërroni një ëmbëlsirë me luleshtrydhe.
- Mund të ofrojë përfitime kundër kancerit
Luleshtrydhet mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Fibrat në luleshtrydhe kanë potencial anti-inflamator. Është lëndë djegëse për mikrobet e zorrëve tuaja, të cilat fermentojnë fibrat dhe prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër (SCFA). SCFA-të janë shumë anti-inflamatore, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit.