Infeksionet respiratoe, pneumologu Arben Tanka: Kur duhet t’i drejtoheni mjekut dhe kur të përdorni kura natyrale

Arben Tanka, mjek pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, është shprehur se përdorimi i përzierjeve të ndryshme natyrale kundër gripit nuk bie ndesh me mjekësinë.

Komentet Tanka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se lëngu i qepës me mjalt ndihmon në lirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e fytit në rast sëmundjeje.

Ai tha gjithashtu se vaksina anti-grip është e domosdoshme, sidomos për moshat e treta dhe kategori të caktuara, pasi të shpëton jetën dhe bën që virozat të kalohen pa komplikacione.

“Pjesa më e madhe e rasteve kalojnë me çaj. Asnjëherë nuk jemi kundër gjërave natyrale që ndihmojnë. Qepa me mjalt është si një lloj shurupi i mirë që mund të blihej në farmaci dhe ndihmon në lirimin e sekrecioneve. Mund të japim edhe një lugë mjalt me pak limon që rrotullohet nëpër gojë dhe shërben si një shurup.

Mirë është që antibiotiku t’i lihet profesionistit në dorë. Virozat kryesisht nuk duan përdorim të antibiotikut, ndërsa komplikacionet po. Ajo që mua më shqetëson është që thirrjet që ne bëjmë për t’u vaksinuar, një pjesë e mirë e popullatës e bën veshin e shurdhër. Kur jemi në një moshë mbi 60-vjeçare, ajo të mbron jetën dhe e kalon gripin pa komplikacione”, tha mjeku.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat