Infeksionet urinare, faktorët që rrezikojnë femrat dhe meshkujt

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Infeksionet urinare janë më të përhapura tek të rinjtë dhe gratë e moshës së mesme me jetë seksuale aktive.

 Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar tek femrat janë:

  • Aktiviteti seksual, që shtyn bakterin në uretër.
  • Shtatzënia
  • Një infeksion urinar i mëparshëm
  • Mungesa e estrogjenit, që lejon bakterin që mund të shkaktojë infeksione urinare të rritet më lehtë në vaginë ose uretër. Gratë që kanë kaluar në menopauzë janë gjithashtu më të rrezikuara nga infeksionet urinare.

Faktorët rrezikues tek meshkujt

  • Problemet me gjëndrën e prostatës. Meshkujt preken më shumë nga infeksionet urinare me kalimin e moshës për shkak të problemeve me prostatën, si prostata e zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës) dhe inflamacioni i gjëndrës së prostatës.
  • Seksi anal
  • Kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse me një grua që ka infeksion vaginal
  • Infeksioni HIV

Faktorët rrezikues si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat

Disa faktorë janë të njëjtë si te meshkujt ashtu edhe tek femrat. Ato janë:

  • Gurët në veshka dhe pengesa të tjera në traktin urinar. Ato mund të bllokojnë shkarkimin e urinës, duke rritur këtu rrezikun për infeksion bakterial.
  • Diabet: Njerëzit me diabet janë më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet urinare duke qenë se sistemi i tyre imunitar është më i dobët. Gjithashtu, nivelet e larta të sheqerit në gjak për një kohë të gjatë mund të dëmtojnë sistemin filtrues të veshkave.
  • Probleme strukturore të traktit urinar, të cilat shfaqen që në lindje ose zhvillohen gjatë jetës.

 Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë