Infeksioni kronik i zorrëve mund të luajë rol në përparimin e sëmundjes Alzheimer

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe Institutin Banner për Alzheimer kanë zbuluar një lidhje të mundshme mes një infeksioni të zakonshëm të zorrëve, të shkaktuar nga një virus, dhe zhvillimit të mëvonshëm të një tipi të sëmundjes së Alzheimerit.

Ky zbulim, i publikuar së fundmi në revistën shkencore Alzheimer’s & Dementia, mund të sjellë një kuptim më të thellë të sëmundjes dhe të hapë rrugën për trajtime dhe masa parandaluese më efektive.

Çfarë është virusi që lidhet me Alzheimerin?

Shkencëtarët besojnë se shumica e njerëzve janë ekspozuar ndaj këtij virusi, të quajtur citomegalovirus (HCMV), gjatë dekadave të para të jetës. Ky është një prej nëntë viruseve të herpesit, por nuk konsiderohet si një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

HCMV është një virus që sipas shkencëtarëve prek 60-90% të popullsisë globale. Ai ka aftësinë të infektojë një gamë të gjerë të qelizave njerëzore.

Sipas studimit, te disa njerëz ky virus mund të shkaktojë një infeksion kronik në zorrë dhe të qëndrojë aty për periudha të gjata kohore.

Si lidhet HCMV me Alzheimerin?

Studiuesit sugjerojnë se virusi mund të udhëtojë drejt trurit përmes nervit vagus, i cili lidh zorrën me trurin. Pasi arrin në tru, virusi mund të shkaktojë ndryshime në sistemin imunitar dhe të kontribuojë në shfaqjen e karakteristikave të zakonshme të Alzheimerit, si pllakat amiloide dhe nyjet tau.

Çfarë do të thotë ky zbulim?

Dr. Ben Readhead, bashkëthemelues i studimit, shpjegon se ky është një nën-tip biologjik unik i Alzheimerit, i cili mund të prekë 25-45% të pacientëve me këtë sëmundje.

Gjetjet ngrenë shpresa për përdorimin e ilaçeve antivirale për të trajtuar ose parandaluar këtë formë të Alzheimerit. Gjithashtu, testet e gjakut që janë aktualisht në zhvillim mund të ndihmojnë në identifikimin e pacientëve me një infeksion aktiv të HCMV-së.

“Kjo formë e Alzheimerit përfshin jo vetëm shenjat diagnostike si pllakat amiloide dhe nyjet tau, por edhe një profil biologjik të dallueshëm të virusit, antitrupave dhe qelizave imune në tru,” shtoi Dr. Readhead.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat