Infeksioni që vjen nga macet

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Toksoplazmoza është një infeksion parazitar që transmetohet nga macja. Është njëqelizore, gjë që e bën atë të depërtojë lehtësisht në qarkullimin e gjakut, duke prekur kështu organet vitale si trurin, zemrën, mushkëritë, veshkat, gjëndrat limfatike.

Epidemiologjia:

Toksoplazmoza është zoonoza më e përhapur në mbarë botën që prek të gjitha grupmoshat. Studimet serologjike kanë treguar se shumica e kalojnë në heshtje. E gjejmë më të me një prevalencë në 80% të popullatës në dy forma:

a – e fituar (vjen nga mungesa e higjienës)

b-lindur (transplacentar)

Toksoplazmoza e fituar transmetohet te njerëzit përmes vezëve të parazitëve ose kisteve të indeve.

Pra, kur përdorni perime të infektuara me feces mace, ose nga fëmijët që mbajnë macen dhe nuk lajnë duart.

Për ta kuptuar më mirë: edhe ata që nuk kanë mace në shtëpi mund të preken në mënyrë indirekte nga ky infeksion.

Sot një vëmendje e madhe i kushtohet toksoplazmozës kongjenitale. Pra, ai transmetohet nga një grua shtatzënë tek një fëmijë, përmes placentës, duke lënë defekte të lindura si

????hidrocefalus,

????verbëri,

????shurdhim,

????sëmundjet neurologjike etj.

????Ose abort spontan.

Këshilla:

  • Mos hani mish të papërpunuar mirë
  • Lani me kujdes enët e kuzhinës.
  • Lani të gjitha frutat dhe perimet me shumë ujë.
  • Ruani ushqimin me kujdes. për të mos u prekur nga macja.

 

Kur planifikoni një shtatzëni rekomandohet të bëni analiza serologjike TORCH.

-Kontrolli veterinar dhe pajisja me kartelën e vaksinimit për kafshët shtëpiake.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat