Intoleranca dhe alergjia ushqimore, dy patologji që ngatërrohen

Bisedoi: Riselma Telo 

Janë të shumtë ata të cilet janë të bindur se vuajnë nga intoleranca ushqimore por në të njëjtën kohë po aq të shumtë janë dhe ata të cilët mendojnë se intoleranca ushqimore është alergji ushqimore. Por kjo nuk është aspak e vertetë. Alergjia ushqimore dhe intoleranca janë dy gjëra krejt të kundërta.  Mira Xhixha, mjeke alergologe ne Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.3 Tiranë shpjegon se  alergjia është një reaksion i mbështetur nga imuniteti ndërsa intoleranca reaksione negative jo të menjëhershme të sistemit imunitar.

Çfarë është intoleranca ushqimore?

Intoleranca dhe alergjia ushqimore janë dy gjëra krejt të ndryshme. Intoleranca Ushqimore është reaktiviteti i organizmit pa ndërmjetësinë e sistemit Imunitar, (kjo është e rëndësishme dhe e diferencueshme nga mjeku alergolog )(psh: intoleranca nga qumështi i lopës për shkak të difiçitit në organizëm të Enzimës Laktaze.) Gjithashtu hasen edhe reaksione toksike nga ushqimet (helmimet ushqimore), ku faktorët janë toksinat (helmet) apo bakteret që mund të përmbajnë ushqimet e ndryshme, shpesh kjo gjë është takuar nga ngrënia e peshkut.

Nga dallon intoleranca nga alergjia ushqimore?

Alergjia është një reaksion mbështetur nga mekanizmat imunologjikë (imunitar). Intoleranca ushqimore janë reaksione negative jo të menjëhershme të sistemit imunitar (përjashtuar toksikimin  dhe helmimin nga ushqimet të cilat shkaktohen nga prania e toksinave ne ushqime). Shembulli më tipik është ai i intolerancës nga laktoza. Alergjitë ushqimore mund të prekin ccdo moshë, por i gjejmë më shpesh te fëmijët e vegjël si pasojë e  sistemit imunitar i cili është i pamaturuar (i papjekur) plotësisht  apo  dhe prirjes familjare për shfaqjen e sëmundjeve alergjike, dhe ekspozimit të menjëhershënm të aparatit tretës me një ushqim te ri të pakonsumuar më parë. Po ashtu dhe faktorë të tjerë ambjentalë janë të rëndësishëm për nxitjen dhe shfaqjen e reaksioneve të tilla në moshë të vogël). Në adoleshencë faktorë të ndryshëm të lidhur me gjendjen fiziologjike të aparatit tretës dhe me konsumim të ushqimeve të shumta irrituese (pikante, fast-fude) bëhen përgjegjëse për dobësimin e tolerancës apo dhe alergjive të mirëfillta ushqimore.

Sa të rrezikshme janë si njëra dhe tjetra?

Shpesh mjekët alergologë në praktikën e tyre të perditëshme hasin reaksione alergjike të kryqëzuara ndërmjet ushqimeve të ngrëna dhe shkaktarë të tjerë (jo ushqimorë) që merren nëpërmjet ajrit që ne thithim (polenet me frutat dhe zarzavatet).Dhe kjo ndodh si pasojë e identitetit të ngjashëm që mund të kenë midis tyre proteina të ndryshme që i përkasin disa ushqimeve dhe poleneve (pjalmit të bimëve). Reaksionet që mund të na shfaqen në këto raste janë të shumta, si kriza të astmës, edemë dhe skuqje të mukozave të gojës, grykës, duke dhënë si rezultat edhe marrje fryme të menjëhershme ( të ngjashme me krizën e astmës). Këto ushqime që japin reaksione te alergjikët nga polenet , janë fruta dhe zarzavate të ndryshme  (psh:  personat qe jane alergjikë nga polenet mund të kenë alergji pas ngrënies së mollës dhe lajthive, domates, pjeshkës, kajsise, dardhës, grurit, mjaltit, etj).

Alergjia ushqimore nga cilat ushqime shkaktohet më shpesh? Po intoleranca?

Ushqimet që japin më shpesh alergji janë: qumështi i lopës  dhe i dhisë, veza, peshku dhe frutat e detit (midhjet, karkalecët etj), mishi (i derrit dhe i pulës), po ashtu dhe ushqime me origjinë bimore që japin më shpesh reaksione alergjike, dritherat (te gjitha llojet), legumet, soja, kikirikët, bizelet, thjerrëzat, batha, selinoja, karrota,  majdanozi, kopra, domatja, patatja, speci, patëllxhani, dhe nga frutat: molla, lajthia , pjeshka , luleshtrydhja , banania, kivi, pjepri, gështenja, avokadoja. Pasterizimi, sterilizimi apo dhe procesi i ngrirjes nuk influencojnë shumë në alergjinë që këto ushqime shkaktojnë, po ashtu edhe nxehtësia gjatë përgatitjeve të menuve të ndryshme nuk ndikon në shfaqjen apo mos shfaqjen e një reaksioni alergjik që ato mund të shkaktojnë. Shpesh mjekët alergologë në praktikën e tyre të përditshme hasin reaksione alergjike të kryqezuara ndërmjet ushqimeve të ngrëna dhe shkaktarë  të tjerë (jo ushqimorë) që merren nëpërmjet ajrit.

Cilat janë simptomat përkatëse për secilën?

Shqetësimet alergjike që prezantohen më shpesh  nga ushqimet  janë ato që shfaqen në lëkurë (urtikarie e gjeneralizuar) elementë edematikë dhe të skuqur që ëerhapen në të gjithë lëkurën e shoqërohen me të kruara të forta , po ashtu kjo gjendje mund të jetë e shoqëruar me enjtje të buzëve dhe palpebrave , edhe në një formë të tillë që deformon komplet pamjen e personit të prekur, këto forma mund të shfaqen  me intensitet të larmishëm (nga të lehta deri në me të rëndat) hasen më shpesh në praktikën e përditshme.

Ata që vuajnë më shumë nga alergjia ushqimore janë moshat e vogla, fëmijët. Shqetësimet më të shpeshta që një fëmijë 0-1 vjeç paraqet, do të jetë problemet gastro-intestinale (aparati i tretjes), të vjella, diare, dhe dhimbje barku . Dhe shfaqjet në lekurë,  dermatite alergjike (ekzemë, rrjebull) apo edhe urtikarie,  edhe alergji të  frymëmarrjes si kolla kronike, rinit dhe astma. Këto shqetësime mund të jenë akute (të menjërshme, dhe të rënda) por mund t’i gjejmë edhe si forma kronike, ku në këto raste diagnoza është më e vështirë për mjekun.

Sindroma  Hiperkinetike (e përcakruar si hiperreaktivitet, impulsitet, hutim dhe eksitabilitet), ku një numër  ushqimesh janë akuzuar të japin këtë reaksion sidomos në fëmijët e moshës shkollore.

Çfarë ekzaminimesh duhet të bëjmë për zbulimin e tyre?

Provat e alergjisë që bëhen në lëkurë dhe ato me anë të gjakut janë të detyrueshme por në shumicën e rasteve nuk vendosin diagnozën. Historia e sëmundjes dhe e manifestimeve të saj, ditari i dietës, dhe dieta eliminuese dhe dieta provokuese, janë mjetet e rëndësidhme që një mjek alergolog ka për gjetjen e shkaktarit ushqimor të alergjisë së prezantuar. Në këto raste konsulta me mjekun alergolog është shumë herë më e rëndësishme sesa ekzaminimet më të shtrenjta dhe më të sofistikuara./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën