Dietologe, Blerina Bombaj
Disa njerëz shfaqin intolerancë ndaj disa përbërësve të caktuar që gjenden te ushqimet sic janë laktoza, gluteni, solaninat, përbërës të ngjashëm me polenin apo histamina.
Por kujdes: Një ushqim ndaj të cilit jeni intolerant nuk do të thotë që ju shëndosh!!! Përkundrazi, intoleranca shpesh herë lidhet me reaksione si diarre dhe pamundësi për të konsumuar ushqim, pra me llogjikën më të thjeshtë, nëse një ushqim ju shkakton intolerancë ka më shumë gjasa të shkaktojë humbje peshe sesa shtim. Prandaj, mos e ngatërroni faktin e rënies në peshë si pasojë e eliminimit të disa ushqimeve të akuzuara për intolerancë ushqimore me faktin se këto ushqime zakonisht janë ato që kontribuojnë në sasinë më të madhe të kalorive ditore të ushqimit të zakonshëm



