Sipas shkencëtarëve ky aktivitet i përditshëm mund të shtojë një dekadë në jetën tuaj

Dëshironi të shtoni një dekadë tjetër në jetën tuaj?

Ju nuk duhet të filloni një regjim ditor palestre– thjesht bëni shumë shëtitje të gjata, thonë studiuesit australianë. Shkencëtarët zbuluan se ata që ecnin gjithsej 111 minuta në ditë, mesatarisht, jetonin 11 vjet më shumë se njerëzit që ecnin shumë pak.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh se qëndrimi pa lëvizur për një pjesë të madhe të ditës rrit rrezikun e problemeve të shumta shëndetësore, duke përfshirë shtimin në peshë, diabetin e tipit 2 , kancerin…

Dr. Lennert Veerman, një profesor i shëndetit publik në Universitetin Griffith dhe bashkëautor i studimit tha: “U befasova kur zbulova se humbja e viteve të jetës për shkak të niveleve të ulëta të aktivitetit fizik mund të rivalizojë humbjet për shkak të pirjes së duhanit dhe presionit të lartë të gjakut.

“Unë pyesja veten se si kjo do të përkthehej në jetëgjatësi dhe sa kohë shtesë e jetës mund të sjellë ecja?!”

Në studim, studiuesit vlerësuan nivelet e aktivitetit fizik të mbi 36,000 të rriturve të moshës 40 vjeç e lart.

Shkencëtarët zbuluan se tremujori më pak aktiv kishte bërë 50 minuta ecje në ditë.

Grupi tjetër eci për rreth 80 minuta, ndërsa i treti rreth 110 minuta.

Grupi më aktiv regjistroi ekuivalentin e 160 minutave – gati tre orë – ecje në ditë.

Të qenit në mesin e tremujorit më pak aktiv do të çonte në një humbje 5.8-vjeçare të jetëgjatësisë,  duke e ulur atë nga rreth 78 në rreth 73, shtuan ata.

Për krahasim, nëse të gjithë amerikanët mbi moshën 40 vjeç do të ishin po aq aktiv sa tremujori i parë, jetëgjatësia do të ishte 84 vjet – një rritje prej 5.3 vjetësh.

Prandaj, nëse grupi fizikisht më pak aktiv do të kryente 111 minuta aktivitet shtesë në ditë, ata mund të zgjasin jetën e tyre deri në 11 vjet, teorizuan studiuesit.

Duke shkruar në  British Journal of Sports Medicine , studiuesit thanë: ‘Gjetjet tona sugjerojnë se aktiviteti fizik ofron përfitime shëndetësore dukshëm më të mëdha sesa mendohej më parë.’

Ata pranuan se studimi ishte thjesht vëzhgues dhe nuk mund të provonin pse ecja për periudha më të gjata kohore mund të rriste jetëgjatësinë.

Hulumtimi gjithashtu kishte disa ‘ kufizime’, duke përfshirë faktin se nivelet e aktivitetit fizik raportoheshin vetë.

Studiuesit rekomandojnë se : ‘Masat infrastrukturore që inkurajojnë lagjet e shëtitshme, si dhe hapësirat e gjelbra mund të jenë qasje premtuese për të rritur aktivitetin fizik që çon në jetëgjatësi të shëndetshme në nivel popullsie.’

Një studim i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC ) në 2018 vlerësoi se pothuajse një në 10 (8.3 përqind) e vdekjeve të të rriturve në vend ishin shkaktuar nga pasiviteti fizik.

Sipas OBSH numri  vjetor i vdekjeve globale nga pasiviteti fizik arrin në rreth 2 milionë në persona vit.

Organizata  Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta stërvitje me intensitet të moderuar në javë – ose 75 minuta ushtrime me intesitet të lartë.

Mënyra e jetesës sedentare, të qëndruarit ulur në tavolinë të punës, më pas në autobus ose makinë e tyre për në shtëpi, para televizorit, mendohet se shkakton mijëra humbje jetësh  çdo vit.

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat