ISHP: Zjarret në pyje, rrezik për mjedisin dhe shëndetin

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pemë shekullore po bëhen shkrumb e hi në Gramsh, kurora e gjelbër e Semanit dhe Rubikut është përfshirë nga flakët prej disa ditësh, varrezat e fshatit dhe banesat përreth tyrë në Fushë-Krujë janë nën rrezikun e përhapjes së flakëve. Aktualisht, kjo është situata në vendin tonë në këto ditë të nxehta vere.

Nuk mungojnë aludimet se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme. Për këtë, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të bëhet kujdes. Në një postim në rrjetin social facebook, shkruhet:

“Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

  • Mosshuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje.
  • Asnjëherë mos e hidhni atë nga vetura kur jeni në lëvizje.
  • Shuani gjithnjë bishtat e cigares.”

Kujtojmë se deri tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre në Seman dhe Rubik, dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore në Gramsh dhe 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre në Kullasë të Fushë-Krujës.

 

Postime të ngjashme

Regjistrohet rasti i parë me fruth në Shqipëri
Penalizohen 360 farmaci! Fondi i Sigurimit i akuzoi për fatura fiktive, reagojnë farmacistët
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Rama te QSUT: Rimbursim të barnave onkologjike për 400 mijë pacientë
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
Largohet nga detyra drejtoresha e “Shefqet Ndroqit”, ja kush e zëvendëson
vaksinimi
Po vjen gripi më infektues/ Varianti K, mutacioni që po shkakton shumë probleme në botë
Skandali/ Sperma nga donatori me gjen që shkakton kancer u përdor për të ngjizur pothuajse 200 fëmijë