Ja cila është maska që eliminon pikat e zeza dhe aknet vetëm disa sekonda pas përdorimit!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

maske per fytyren 7Shumicën e kohës, kur përdorni produkte kimike për të hequr qafe aknet apo pikat e zeza nga fytyra, mund të përfundoni duke shkaktuar me plagë pas trajtimit. Pra, gjëja më e mirë që ju duhet për të arritur rezultate në qoftë se ju keni probleme me fytyrën janë zgjidhjet natyrore.

Nëse keni lëkurë problematike, njolla të lëna pas nga aknet, puçra dhe lëkurë plot rrudha, përdorimi i rregullt i kësaj maske do të bëjë mrekulli për ju.

Secili përbërës i kësaj maske ka veprim specifik dhe të fokusuar. Nuk duhet të shqetësohen për ndjesinë e shpimit të gjilpërave që shkakton kjo maskë sepse ajo zhduket në 5 minuta.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji lëng limoni i freskët
  • 1/2 lugë çaji kanellë
  • 1/2 lugë çaji arrëmyshk

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një pastë homogjene. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, hiqni limonin. Në raste të tilla, shtoni pak mjaltë.

Aplikoni pastën në fytyrë, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Lereni të qëndrojë për 30 minuta ose të paktën 10 minuta në qoftë se nuk keni ndjesi djegie.

Ndjesia e shpimit të gjilpërave qetësohet në 5 minutat e para, pastaj zhduket. Në fund, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe të aplikoni krem hidratant.

Burimi:  www.healthadvisorgroup.com

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave