Disa nga sjelljet që mund të shkaktojnë dëmtime në tru

Përgatiti: Elena Beta

Truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm, i cili kërkon kujdes maksimal për të mbajtur në lëvizje proceset e ndryshme të trupit të njeriut. Ja disa sjellje që duhet të shmangni për të parandaluar dëmtimin e tij.

pergjumje para kompjuteritMungesa e gjumit: gjumi i jep mundësi trurit tonë të pushojë. Lodhja ditore mund të jetë pasojë e çregullimit të gjumit, si pasojë mosfjetja për një kohë të gjatë përshpejton vdekjen e qelizave të trurit.

Mbulimi i kokës gjatë fjetjes: të fjeturit me kokën e mbuluar rrit përqendrimin e dioksidit të karbonit dhe zvogëlon përqendrimin e oksigjenit dhe mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për trurin.

Të punuarit gjatë kohës që jeni sëmurë: të punuarit dhe të studiuarit shumë gjatë kohës që jeni në gjendje jo të mirë shëndetësore, mund të çojë në një ulje të efektshmërisë së trurit.

Mungesa e mendimeve stimuluese: të menduarit është stërvitja më e mirë për trurin, mungesa e mendimeve që stimulojnë trurin mund të shkaktojë tkurrje të trurit.

Bisedat e rralla: bisedat intelektuale e rrisin efiçencën e trurit. Truri ynë ka nevojë të jetë në funksion, prandaj bisedat intelektuale, diskutimi mbi ide e ndihmojnë trurin të jetë sa më efikas.

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre