Ja efektet anësore të ibuprofenit dhe si ta zëvendësoni në mënyra natyrale për të lehtësuar dhimbjet

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Ibuprofeni është një lloj medikamenti që mund të merret dhe pa rekomandimin e mjekut për të lehtësuar inflamacionin, ënjtjet dhe dhimbjet nga artriti, plagët e lehta, dhimbjet e kokës, menstruale, të dhëmbit etj. Problemi qëndron në faktin se ibuprofeni mund t’ju japë disa efekte anësore. Kur bëhet fjalë për rastin e infarkteve, dozat e larta të ibuprofenit konsiderohen si shumë të rrezikshme.

Efektet anësore të ibuprofenit mund të jenë nga më të lehtat deri në ato më të rëndat. Ja disa nga efektet më të zakonshme anësore të këtij medikamenti:

  • ibuprofenTingëllimë të veshëve
  • Kapsllëk ose diarre
  • Fryrje barku dhe gazra
  • Dhimbje koke, nervozizëm, marramendje
  • Urth
  • Irritim të stomakut
  • Të përziera
  • Reaksione të lëkurës
  • Inflamacion të stomakut
  • Probleme me veshkat
  • Probleme me mëlçinë
  • Gulçim

Përveç këtyre ibuprofeni mund të shkaktojë edhe efekte më të rënda anësore:

Atak në zemër: në një studim të publikuar në revistën Lancet në 2013, studiuesit gjetën se përdorimi afatgjatë i ibuprofenit përfshinte një rrezik të madh për sëmundjet e zemrës. Nëse keni kolesterol të lartë, probleme me zemrën ose keni një histori familjare me persona që kanë vuajtur nga zemra duhet të konsultoheni me mjekun përpara se të përdorni ibuprofen.

Dëmtim i ADN-së: rezultatet e publikuara në revistën medicinale dhe kimike “Toksikologjia” në 2012, tregonte se ibuprofeni ishte i aftë të deformonte strukturën kockore dhe qelizat e palcës së minjve.

Anemi: dozat e larta dhe përdorimi i shpeshtë i këtij medikament mund të çojë në dëmtime të qelizave të kuqe të gjakut.

Hipertension: sipas një studimi të publikuar në 2008, tensioni i lartë i gjakut u rrit në 393 pacientë që vuanin nga osteoartriti dhe trajtoheshin me 600 mg ibuprofen 3 herë në ditë.

Humbje dëgjimi: sipas një studimi të publikuar në revistën amerikane të shëndetësisë në 2010, hulumtuesit treguan se  kishte 3.488 raste të humbjes së dëgjimit nga përdorimi afatgjatë i ibuprofenit.

Abort: rreziku i abortit është i dyfishtë nëse merrni ibuprofen në fazat e hershme të shtatzanisë, ky fakt u tregua nga një studim i publikuar në BMJ, në vitin 2011. Hulumtuesit identifikuar 4.705 raste të dështimeve në këto rrethana.

Ju lutem nëse vuani nga sëmundje të caktuara dhe nëse e keni përdorur shpesh këtë medikament konsultohuni me mjekun. Mos merrni medikamente pa qënë të vetëdijshëm për efektet anësore të tyre.

Mënyrat alternative për ta zëvëndësuar ibuprofenin dhe për të lehtësuar dhimbjet:

  • Xhenxhefili
  • Acidet yndyrore omega-3 (salmon, skumbri, trofta, vaj peshku, fara lini)
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Dieta anti-inflamatore (hudhër, lulelakër, brokoli etj)

Burimi: Health Press // Jon Yaneff ( studiues i dietave dhe shënetit)

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve