Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Çekuilibri hormonal është një problem që i ndodh shumë femrave. Ky çekuilibër mund të shkaktojë kushte të rënda shëndetësore si rritje të nivelit të sheqerit në gjak, shtim në peshë, nervozizëm, ulje të metabolizmit etj.
Ja si të balanconi çekuilibrin hormonal:
Hani proteina: proteinat janë të rëndësishme të konsumohen në çdo vakt. Thjerrëzat, bishtajoret, salmoni, mishi i bardhë i pulës janë një zgjedhje shumë e mirë për të siguruar proteinat e nevojshme.
Menjanoni alkoolin dhe pijet e konservuara: përveç se ju japin kalori të panevojshme, ju bëjnë që të akumuloni yndyrën në bark.
Hiqni nga dieta glutein dhe bylmetin: produktet e glutenit dhe qumeshtit janë produktet më të zakonshme që krijojnë intolerancë ushqimore. Intoleranca ushqimore ka tendencë të rrisë hormonin e stresit, kortizolin, i cili çon në çekuiliber hormonal dhe inflamacion.
Menaxhoni stresin: stresi është një ndër faktorët kryesorë që çon në çekuilibër hormonal.
Hani shpesh dhe në porcione të vogla.
Flini gjumë mjaftueshëm.
Burimi: Mind Body Green


