Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Fëmijët e lindur nga nënat obeze rrezikohen të vdesin 8 vite më parë se foshnjat e lindur nga nënat e dobëta, sugjeron një studim i ri.
Ekspertët kanë zbuluar se gratë obeze kanë telomere më të shkurtra, njësi që gjenden tek fundi i kromozomeve dhe janë të rëndësishme për mbrojtjen e ADN-së nga dëmtimet.
Ky studim është i pari që tregon se ekziston një lidhje mes indeksit të masës trupore të nënës dhe jetëgjatësisë së fëmijës.
Studimi, i publikuar tek revista BMC Medicine, sugjeron se bebet e lindura nga nënat me indeks të masës trupore deri në 25 mund të jetojnë 8 vite më gjatë se ata të lindur nga nëna me indeks mbi 30.
“Krahasuar me të sapolindurit nga nënat me indeks normal të masës trupore, të sapolindurit e nënave obeze janë më të vjetër në nivel molekular, sepse gjatësia e shkurtër e njësive telomere do të thotë se qelizat e tyre kanë jetëgjatësi më të shkurtër”, shpjegon Tim Nawrot, profesor në Universitetin Hasselt në Belgjikë.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/


