Ja përse duhet të hani patjetër vezë nëse jeni shtatzënë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

shtatezani-dhe-vezePër vite të tëra veza ka qëndruar jashtë menusë për shumë njerëz, kjo për frikën e salmonelës apo për shkak se veza ngre nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore thotë që vezët janë të mira veçanërisht për gratë shtatzëna për shkak të vlerave ushqyese dhe kolinës që mbartin, këto elemente e bëjnë fëmijën më të zgjuar. Veza është shumë e këshillueshme të konsumohet nga gratë shtatzëna sepse zhvillon sistemin nervor qëndror të fëmijës në barkun e nënës.

Vlerat ushqyese të gjendura në vezë janë gjithashtu të rëndësishme për trurin, palcën kurrizore, për të rritur aftësinë njohëse etj. Marrja e sasive të larta të kolinës gjatë tre muajve të dytë të shtatzanisë është e lidhur me zhvillimin e kujtesës vizuale tek fëmijët.

Kolina është klasifikuar shpesh në kompleksin e vitaminave B sepse ka funksione të ngjashme. Ajo u njoh zyrtarisht si lëndë ushqyese nga Instituti Amerikan i Mjekësisë në 1998, dhe rekomandohet të konsumohet 425 mg në ditë. Veza është gjithashtu e pasur me proteina të domosdoshme.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave