Ja problemet shëndetësore që lidhen me menopauzën

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Mungesa e mensturacioneve është e njohur ndryshe me termin menopauzë. Kjo periudhë është e lidhur me fazën jo-riprodhuese të jetës. Kjo fazë zakonisht fillon pas moshës 51 vjeçare.

Menopauza mund të ndikojë në jetën dhe shëndetin e femrës në periudha afatgjata. Ja disa nga problemet që lidhen me menopauzën:

menopauzaShtim në peshë: pas menopauzës femrat janë të prirura të shtojnë më shumë peshë. Kjo për arsyen se metabolizmi i tyre bie dhe nuk është më i aftë të djegë yndyrën. Mbipesha e grave në menopauzë mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit, depresioni, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, hipertensioni etj.

Problemet me gjumin: gjatë menopauzës ka një rënie të konsiderueshme të nivelit të estrogjenit dhe progresteronit. Çekuilibri hormonal gjatë kësaj periudhe ndikon në problemet me gjumin.

Ndryshimet emocionale: gratë në menopauzë janë më të prirura të nervozohen, të stresohen madje të kalojnë edhe në depresion.

Probleme me kockat: sipas studimeve mjekësore, pas moshës 35 vjeçare ka një humbje graduale të masës kockore në trup, gjë e cila ndikon në zhvillimin e osteoporozës, artritit apo problemeve të tjera me kockat. 2-8 vite para menopauzës ulet ndjeshëm hormoni i estrogjenit, gjë e cila ndikon në mënyrë të ndjeshme tek shëndeti i kockave.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë