Duhet të kujtoni një fakt shumë të rëndësishëm në lidhje me trurin. Truri është një nga organet që kërkon më shumë energji, pothuajse 20%. Kjo është arsyeja pse nuk duhen lënë pas dore ushqimet që ndikojnë në mirë funksionimin e trurit.
Ja disa nga ushqimet që ju ndihmojnë që të aktivizoni trurin:
Tërshëra: ka proteina dhe aminoacide që janë shumë të rëndësishme për trurin. Tërshëra përmban gjithashtu vitamina B1, B3, E, acid folik, kalium, selen, fosfor dhe magnez. Ky ushqim është i mrekullueshëm dhe duhet të konsumohet në mëngjes. Ajo përmirëson funksionet e trurit duke përfshirë rritjen e kujtesës.
Banane: janë të pasura me glukozë, e cila është shumë e rëndësishme për sigurimin e energjisë në tru. Bananja është e pasur me vitaminë B6, acid folik dhe minerale esenciale si magnez, kalcium, fosfor dhe kalium. Ky është një ushqim energjik dhe aktivizon trurin.
Brokoli: është një nga perimet më të shëndetshme sepse është i pasur me fibra, vitamina A, C, E, K, B, B3, B6. Të gjitha këto vitamina ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.
Arra: arra është një nga ushqimet më të rekomanduara për të përmirësuar nivelet e kolesterolit në gjak dhe për të rritur kapacitetet e trurit.
Peshku: është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat janë thelbësore për shëndetin e trurit. Është e rekomanduar që të hani peshk 3 herë në javë.
Çokollata e zezë: e mban trurin aktiv dhe ju jep ndjenje lumturie. Ju duhet të merrni çokollatë fondente që nuk ka në përbërje të saj qumësht apo elementë të tjerë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi