Ja si ta dalloni nëse vuani nga çrregullimet e ankthit

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Secili mund të ketë periudha rasti që preket nga çrregullimet e ankthit, por në rastet kur këto çrregullime vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë ky është një problem që duhe të shqetësoheni.

Sipas mjekëve ekzistojnë disa lloje të çrregullimev të ankthit, përfshirë këtu:

  • Çrregullimin e përgjithshëm të ankthit
  • Çrregullimin e panikut
  • Çrregullimet e ankthit të lidhura me fobinë.

Studiuesit besojnë se çrregullimet e ankthit mund të burojnë nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë dhe këto çrregullime ankthi trajtohen zakonisht përmes një larmie ndërhyrjesh, duke përfshirë psikoterapinë, mjekimin ose një kombinim të të dyjave.

Ndërsa çrregullimet e ankthit shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar dhe përcaktohen nga një diagnozë e saktë nga mjekët e shëndetit mendor, ka shenja dhe simptoma të zakonshme që mund t’i dalloni vetë.

Ja disa prej tyre:

  • Shqetësim shumë i madh
  • Vështurësi me gjumin
  • Frikë irracionale, nëse keni frikë shumë të madhe për një ngjarje apo objekt të caktuar, tregon që keni fobi mbi atë ngjarje/objekt dhe fobia është një nga format e çrregullimit të ankthit
  • Dhimbje muskujsh
  • Frikë kur jeni vetëm
  • Fajsimi i vetes për situatat që ju ndodhin
  • Panik
  • Ndjenja sikur do të ndodhë diçka e keqe nga momenti në moment

Nëse vëreni këto simptoma tek vetja ose tek një person i afërt, konsultohuni patjetër me mjekun/ shëndeti.com.al/ Health

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa