Helena Hembley, nga “Shkolla Londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale” thotë se ka shumë lloje shiritash, 3 prej të cilave mund të infektojnë trurin menjëherë. Njerëzit mund të infektohen nga këto shirita/krimba nëse hanë mish derri. Një nga këta shirita është i njohur si Solium dhe paraqitet në 2 forma. Forma e parë është teaniasis, një krimb që rritet në zorrë. Ju mund ta merrni këtë lloj krimbi nëse hani mish derri nga një derr i infektuar. Forma e dytë është nga ato forma e cila hyn direkt në sistemin nervor, duke përfshirë edhe trurin dhe mund të çojë në një gjendje të quajtur neurocysticercosis.
Edhe pse është e pakëndshme për t’u dëgjuar, ju duhet të siguroheni që mishi i derrit që konsumoni të jetë i freskët dhe jo nga derra të infektuar. Problemet që do t’ju shkaktonte ky mish në shëndet do të ishin shumë të mëdha.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


