Ka një arsye psikologjike përse mjekët dhe infermierët e kirurgjive kanë uniforma jeshile

Uniforma e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile sepse ato duhet të bëjnë dallimin me ngjyrën e kuqe të gjakut. Në fakt, e kuqja është një ngjyrë që bie në sy. Kjo ngjyrë bën dallimin në retinën e syrit për një kohë të gjatë. Dhe në fakt vëmendja e trurit magnetizohet nga kjo ngjyrë e cila, pikërisht për këtë arsye, nga shumë kultura është konsideruar e rëndësishme dhe autoritare.

Nuk është rastësi që e kuqja është ngjyra e semaforëve apo e ndonjë sinjali tjetër që duhet të tërheqë vëmendjen, por edhe ajo e mantelit të kardinalëve dhe mbretërve. Ndryshe nga e kuqja, jeshilja fokusohet nga thjerrëzat e syrit drejt e në retinë pa ndonjë përpjekje të veçantë. Prandaj jeshilja është një ngjyrë që nuk i lodh sytë.

Në sallat e operacionit, përparëset e kirurgëve dhe infermierëve dhe çarçafët që mbulojnë pacientët, janë të gjelbra pikërisht sepse bëjnë që të zhduket ai imazhi i mbetur i krijuar nga gjaku i kuq në retinë. Nëse do të përdoreshin pëlhura të bardha, sanitarët do të vazhdonin të shihnin me këmbëngulje njollat e gjakut edhe kur i hiqnin sytë nga plaga. Ky çrregullim do t’ua lodhte punën. E bardha, një tregues i pastërtisë, është e rezervuar për infermierët.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat