Kanceri i zorrës së trashë, dyfishohen rastet edhe në Shqipëri

Në Shqipëri po rriten frikshëm shifrat e prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.

Sipas ekspertëve të shëndetit ka një dyfishim të rasteve të reja që diagnostikohen në vit. Madje po haset edhe në mosha të reja. Incidenca përllogaritet të jetë 9.7 për 100 mijë persona.

Nga 300 raste që kapnim në vit para dhjetë vitesh, tanimë janë 560 raste të reja”, tha mjekja Albana Ylli.

Kanceri kolorektal  prek më së shumti meshkujt por ai po haset shpesh edhe gratë për shkak të stilit të jetesës dhe ushqimeve që po konsumohen.

“Konsumimi i mishit të përpunuar, mishit të kuq , alkooli, duhani, mungesa e fibrave nëpër ushqime, mungesa e aktivitetit fizik”, janë shkak i këtij kanceri”, tha mjekja.

Analiza e feçes dhe chek-up i përvitshëm si dhe një kolonoskopi një herë në 5 vjet do të ndihmonin në kapjen në kohë të kancerit kolorektal.

Top Channel

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat