Kanceri i zorrës së trashë po prek edhe të rinjtë në Shqipëri, mjekët: Nuk ushqehen mirë, nuk bëjnë sport

Në Shqipëri po rriten shifrat e të prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.

Kjo semundje përbën 11% të të gjitha tumoreve, ndërsa është në rritje edhe tek moshat e reja.

Specialistë thonë se dieta e varfër ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkaktarët kryesore.

“Pacienët që kanë të afërm të shkallës së parë kanë 30% më shumë që të shfaqin një kancer të zorrës së trashë, ndikimi shume i rëndësishëm i faktorëve ambiental, duke filluar që nga dieta, gjithashtu mungesa e aktivitetit fizik, faktorë të tjerë si duhani, alkooli, stili i jetesës jo të shëndetshme ndikon shumë në kancerin e zorrës së trashë”, tha Hysni Dede, mjek gastrohepatolog

Nutricionistët japin disa këshilla për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë si dhe kujdesin që duhet të tregohet gjatë periudhës së festave.

“Sipas shumë studimeve ka një lidhje sidomos të kequshqyerjes, për formimin e kancerit në zorrën e trashë dhe prandaj këshillohet shumë që pacientëve të tillë ti eliminohen totalisht nga regjimi ushqimor mishi i kuq, është mirë që të kenë një dietë të pasur me fibra, me drithëra integral, fruta, perime dhe në pjesën e proteinave të konsumojnë mishin e bardhë. Gjithashtu një dietë e pasur me antioksidantë”, deklaroi Arlinda Garuci,  dietologe.

Mjekët shpjegojnë se depistimet periodike janë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. /vizionplus

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat