Kapsllëku mund të jetë vdekjeprurës – Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kapsllëku rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave, paralajmërojnë shkencëtarët. Personat që vuajnë nga kjo gjendje e zakonshme kanë 13% më shumë gjasa të preken nga sëmundja kronike që pengon organet të funksionojnë siç duhet.kaps

Problemet me zorrët rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave, ndërkohë që faza e fundit e kësaj sëmundjeje mund të jetë vdekjeprurëse, sugjeron një studim i ri.

Për të parandaluar pasojat më fatale, duhet të bëhet një diagnozë e hershme e kapsllëkut, rekomandojnë ekspertët.

Ata thonë gjithashtu se një dietë e shëndetshme, e pasur me fibra, dhe aktiviteti fizik mund të largojnë nevojën për dializë ose transplant të veshkave.

Kapsllëku, i cili thuhet se prek 1 në 7 të rritur, mund të ketë ndikime të ndryshme në shëndetin e njerëzve. Ai rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, si pasojë e efekteve të shkaktuar nga bakteri i stomakut.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tennessee donin të shihnin efektet e kapsllëkut tek veshkat. Ata vëzhguan më shumë se 3.5 milionë veteranë amerikanë të cilët kishin funksion normal të veshkave.

Pjesëmarrësit u ekzaminuan fillimisht në vitin 2004, pastaj në 2006 dhe përsëri pas 7 vitesh.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se pacientët të cilët kishin vuajtur më shumë nga kapsllëku ishin 13% më shumë të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet e veshkave.

Studimi është publikuar tek revista amerikane Society of Nephrology.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave