Nëse ju shfaqen puçrra në anët e faqeve
Mund të tregojë: Produktet kozmetike po jua mbyllin poret
Shfaqja e puçrrave përreth fytyrës, afër veshëve ose edhe në faqe mund të vijë edhe si pasojë e produkteve kozmetike për flokët që përmbajnë vajra dhe kimikate që mund të mbyllin ose acarojnë poret.
Nëse ju shfaqen puçrra në faqe
Mund të tregojë: Po e teproni me sheqerin
Aknet në faqe mund të jenë shenjë e konsumimit të lartë të sheqerit. Konsumimi i një diete të shëndetshme dhe kufizimi i sheqerit mund t’ju ndihmojnë në eliminimin e puçrrave nga faqet. Mos e mbani gjithashtu telefonin shumë ngjitur fytyrës. Dihet që telefonat mbajnë shumë mikrobe dhe ekrani akumulon vajrat dhe grimin duke e ngjitur për fytyre. Pastrojeni ekranin e telefonit me një garzë të pastër për të parandaluar kalimin e mikrobeve në fytyrë.

