Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni

Mjekja pediatre Zerina Sheme, përmes një postimi në rrjete sociale, ka këshilluar nënat që kanë fëmijët në gji dhe janë me grip, të tregojnë kujdes me foshnjën.

Pediatrja këshillon që nëse një grua gjidhënëse është me grip duhet të vendosë një maskë në fytyrë, pasi nëpërmjet spërklave të pështymës ajo mund t’ja transmetojë fëmijës virusin.

Gjithashtu vë në dukje se nëpërmjet qumështit të gjirit mund të kalojnë edhe disa medikamente të cilat dëmtojnë fëmijën, për këtë arsye duhet të pyesë me mjekë.

Postimi:

Këshilla për mamat gjidhënëse,

👉 Nëse gruaja gjidhënëse është me grip duhet të vendosë një maskë në fytyrë. Nëpërmjet spërklave të pështymës ajo mund t’ja transmetojë fëmijës virusin.

👉Gjidhënia vazhdohet rregullisht…

Normalizoni temperaturën para se t’a vendosni fëmijën në gji.

Qumështi i gjirit është steril.

Nëpërmjet tij kalojnë tek fëmija antikorpet që i forcojnë imunitetin.

     Vini re!

➡️Nëpërmjet qumështit të gjirit mund të kalojnë edhe disa medikamente të cilat dëmtojnë fëmijën… Për këtë pyesni mjekun e patronazhit.

Postime të ngjashme

A është mëngjesi vërtet koha më e mirë për të pirë lëng frutash?
Viti i Ri, si të përgatisni bakllavanë turke që shkrihet në gojë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
Regjistrohet rasti i parë me fruth në Shqipëri
Penalizohen 360 farmaci! Fondi i Sigurimit i akuzoi për fatura fiktive, reagojnë farmacistët
Ky është fruti që do t'ju largojë të përzierat
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Rama te QSUT: Rimbursim të barnave onkologjike për 400 mijë pacientë